Me mburojë për fytyrën dhe duke respektuar distancimin social, në këto kushte u shpall fituesja e Miss Londrës, në Britaninë e Madhe.

Për këtë vit, kurora e më të bukurës u fitua nga 25-vjeçarja Xhesika Kang. Në fakt, konkursi është realizuar në muajin prill me anë të platformave online, por çmimi u nda fundjavën që lamë pas, duke qenë se dhe masat e kufizimit si pasojë e koronavirusit kanë nisur të lehtësohen.

“Jam e emocionuar, ndihem krenare që do të përfaqësoj kryeqytetin në finalet e Miss Anglisë”, shkroi Xhesika në rrjete sociale.

E reja ka ndarë me publikun një histori personale. Ajo tregoi se në të kaluarën ka qenë tepër e shëndoshë, por partneri i saj Roan, i cili është dhe një trajner personal, e ka motivuar që ajo të dobësohej dhe të arrinte një peshë optimale.

“Të tregohem e sinqertë, ai më frymëzojë që të humbisja në peshë. Më motivoi aq shumë sa që nisa humbasë goxha kilogram. Me ndihmën e tij ushtrohem disa orë në ditë në palestër dhe gjithashtu kam ndryshuar regjimin ushqimor. Nuk konsumoj më ushqime fast-foodi, por vetëm zarzavate, fruta dhe ushqime të pasura me fibra”, tregoi bukuroshja brune.

 

FOTO GALERI
1/11

Top Channel