“Kryeministri po pushon për 7 palë qejfe”/ Kakavija, Meta publikon paralajmërimin e 2 javëve më parë të ambasadës shqiptare në Greqi

17/08/2020 15:39

Presidenti i Republikës, Ilir Meta i është përgjigjur postimit në Twitter të kryeministrit Edi Rama, i cili u shpreh se të bërit përgjegjëse qeverinë për situatën në Kakavijë, është “një sebep i radhës për avazin e vjetër të një Presidenti që abuzon me institucionin e lartë,për qëllimet e ulëta të Lëvizjes së tij të Çintegruar politik”.

Teksa publikon një letër të ambasadës shqiptare në Greqi drejtuar Ministrisë së Jashtme në datën 5 gusht të këtij viti, ku e paralajmëron për masat e reja të vendosura nga shteti fqinj, Meta i kërkon dhe një herë ndjesë të gjithë shqiptarëve “të cilët hoqën vuajtje çnjerëzore sepse Ministri ynë i Jashtëm, i cili është edhe Kryeministër, po pushon për shtatë palë qejfe!”.

Reagimi i Presidentit Meta:

Falënderoj autoritetet greke për korrektësinë e tyre! ?????
Falënderoj Ambasadën e Shqipërisë në Greqi, që ka kryer me korrektësi shembullore paralajmërimin e menjëhershëm të Ministrit për Europën dhe Punët e Jashtme, ende në detyrë, z.Rama.

Edhe njëherë NDJESË TË GJITHË BASHKËQYTETARËVE TANË, të cilët hoqën vuajtje çnjerëzore sepse Ministri ynë i Jashtëm, i cili është edhe Kryeministër, po pushon për shtatë palë qejfe!

Top Channel