FIER-  Një 31 vjeçar është plagosur rreth orës 19:00 të së hënës në Patos, në afërsi të fushës së sportit.

Ngjarja ka ndodhur në rrethana të paqarta. Si pasojë e të shtënave është plagosur me armë zjarri shtetasi Klajdi Sulo 31-vjeç, banues në Patos.

31-vjeçari ndodhet në Spitalin Rajonal Fier nën kujdesin e mjekëve. Në vendngjarje policia ka gjetur 4 gëzhoja pistolete ndërsa autorët janë larguar me shpejtësi nga vendi i ngjarjes.

Konflikti dyshohet se ka lidhje me një përplasje makinash të ndodhur pak muaj më parë në Patos. 31-vjeçari është qëlluar në lagje ku ka pasur kalimtarë dhe fëmijë duke luajtur, të cilët janë larguar të tmerruar nga të shtënat e armës.

Mësohet se pas ngjarjes në Patos janë shoqëruar dy persona të cilët kanë dijeni mbi atë çka ka ndodhur ndërsa është identifikuar edhe autori i saj.

Burime nga vendi i ngjarjes thanë se 31-vjeçari është parë të lëvizë shpesh  gjatë ditës në rrugët e qytetit të Patosit me automjetin e tij.

Ngjarja ka ndodhur po ne te njëjtin vend ku rreth katër muaj më parë pati edhe një shkëmbim zjarri, por që në atë kohë nuk u zbardh nga policia, pasi nuk u gjetën gëzhoja në vendin e ngjarjes, ndërsa banorë të zonës konfirmonin që ka pasur të shtëna.

Top Channel