Gjysmëfinalja Shaktar Donetsk-Inter, publikohen formacionet e të dyja skuadrave…

17/08/2020 20:24

Inter-Shaktar Donetsk, mund të konsiderohet si ndeshja e mbijetesës për teknikun Antonio Conte.

Pasi mbylli kampionatin në vend të dytë, një pik më pak se kampionët e Juventus-it, italiani ka shansin të tregojë të gjithë aftësitë e tij dhe të sjell në Milano një trofe prestigjioz, e cila mungon prej 10 vitesh. Ndërsa ukrainasit e Shaktar, kanë dëshirë të jenë surpriza e këtij kompeticioni. Pasi mposhtën  bindshëm Baselin, djemtë e Castro, kanë entuziasmin e duhur për t’i hapur jo pak problem zikaltërve në këtë përballje.

Conte ka menduar për të mposhtur armatën ukrainase me një 3-5-2. Në portë do të jetë i përhershmi Handanoviç, treshja e mbrojtjes përbëhet nga Godin, De Vrij, Bastoni. Krahët e mesfushës përbehen në të majtë nga Young dhe në të djathtë nga D’Ambrosio. Në qendër do të luajnë, Barella, Gagliardini dhe Brozovic. Ndërsa në sulm do të përpiqen të kërcënojnë portën e Pyatov, Lukaku dhe Martinez.

Nga krahu tjetër Shaktar, do të luaj në këtë ndeshje me një rreshtim 4-2-3-1. Në portë do të jetë Pyatov. Krahët e mbrojtjes do të përbëhen nga Matviienko në të majtë dhe Dodo në të djathtë. Në qendër do të jetë Khocholava bashkë me Kryvtsov. Para mbrojtes në rolin e shkatërruesve do të luajnë Stepanenko dhe Antonio. Pak më të avancuar janë rreshtuar mesfushorët, Taison, Patrick, Marlos. Ndërsa i vetëm në sulm do të jetë urainasi Moraes.

Formacioni i plotë:

Top Channel