Gjimshiti, vlerësim maksimal/ Përzgjidhet në formacionin e sezonit në Serie A

17/08/2020 15:32

Sezoni futbollistik 2019/2020 është mbyllur dhe si çdo vit përpilohet formacioni ideal i tij.

Diçka të tillë e ka bërë edhe portali Wyscout(Uajskaut) duke bërë përzgjedhjen e futbollistëve më të spikatur në çdo pozicion të fushës dhe aty figuron edhe emri i qendërmbrojtësit të përfaqësueses shqiptare dhe Atalantës Berat Gjimshiti.

Futbollisti shqiptar me meritë e fitoi këtë vend në formacionin e përzgjedhur, pasi ishte një prej protagonistëve të skuadrës bergamaske që këtë sezon bëri paraqitje fantastike, teksa u rendit në vendin e tretë në kampionatin italian, ndërkohë që befasoi të gjithë edhe në Ligën e Kampioneve, teksa arriti deri në çerekfinale, ku u eliminua nga Paris Saint Germainin vetëm në 5 minutat e fundit të sfidës, kur francezët përmbysën në 2-1 avantazhin e bergamaskëve.

Top Channel