Vdekja e 10-vjeçarit në Kakavijë, Rama: Vendosëm të asistojmë familjen e të miturit me 500.000 lekë të reja

17/08/2020 15:12

Kryeministri Edi Rama ka reaguar sa i takon ndarjes nga jeta të 10-vjeçarit në Kakavijë, i cili u përplas tragjikisht nga një ambulancë që po kalonte me shpejtësi në drejtim të Gjirokastrës.

“Sot vendosëm që si qeveri të asistojmë familjen e të miturit që humbi tragjikisht jetën pasi i preu rrugën autoambulancës në Kakavi, me një shumë prej 500.000 lekësh të reja, duke i rishprehur dhe njëherë familjes ngushëllimet tona më të ndjera ? Engjëlli i vogël u dhëntë forcë ?”, shkruan Rama.

Më datë 15, në aksin rrugor Jorgucat-Kakavijë, në vendin e quajtur Bularat humbi jetën i mituri S.N.

Top Channel