Partitë e reja të 2021/ Ja kush do të hyjë në garën për parlamentin e ri

17/08/2020 20:06

Mozaikut të partive politike në vend në garën elektorale të 2021 pritet ti shtohen disa subjekte të reja politike. Myslym Murrizi,  ka vendosur të shpallë  në vjeshte partinë e tij bashkë  me kolegët e opozitës se re. Nuk ka ende një emër për partine e tij, por profili tashmë  është gati.

“Vjeshta do të fillojë me aktivitet të ngjeshur nga Parlamenti,  por edhe dalje në terren me hetimin e listave përkatëse të 140 burrave, grave, zonja dhe zotërive.   Gjyqtarë, Prokurorë, hetues dhe oficer të sigurimit të shtetit dhe bashkëpunëtorë të tyre nuk do jenë pjesë e kësaj lëvizje. Kjo parti do  të ketë rreth saj ish student dhjetori 90, ish kryetar degësh të Partisë Demokratike , demokrat të zhgënjyer dhe  antikomunist.” tha Myslym Murrizi.

Por, pse i duhet vendit një parti e re? Myslmym Murrizi është i mendimit se   lëvizjet e reja do sjellin garën në vend,  ndërsa paralajmëron se do ndërmarrë një nisme ligjore në Parlament për të zhdukur  dhjetëra parti të cilave nuk i dihet as adresa apo  në zgjedhjet e shkuara  nuk e kanë kaluar as pragun 1 qind.

“Futen në koalicion me dy subjekte të mëdha bëjnë pirueta, i sheh me një palë zgjedhje me njërën pale, si  në 21 Janar aleatët  e Bashës ishin ne bulevard sot i sheh si anti-Rama,  nesër te jesh i bindur pro Rama. Subjekte të tilla që shkojnë për të ruajtur emrat e kryetarëve në listat apo sqetuallat e partive të mëdha unë do propozoj në kod zgjedhor qe të mos ekzistojnë. “

Deputeti rebel  nuk është i vetmi,  i cili synon ti  ofroje shqiptarëve një alternative te re. Vetëvendosja e Albin Kurtit po mendon për krijimin e një partie në Shqipëri. Drejtuesi i degës së saj në Tiranë  Bojken Abazi konfirmon për  Top Channel se  po shqyrtojnë idenë për krijimin e një subjekt politik ne Shqipëri,  por Vetëvendosja është skeptike për hapjen  e pjesshme të listave  dhe vendosjen e një pragu të ri, pasi sipas tyre alternativave te reja  vriten ende pa lindur.”

Ndryshe nga  lëvizja me rrënjë nga Kosovë ,  Nisma Thurrje  është e idesë se  ndryshimet më të  fundit  në Kushtetute dhe ligj zgjedhor krijojne terren për partitë e reja. Pano Sako një nga nismëtarët e kësaj lëvizje nuk e fsheh ambicien  Thurrjes kur pyetet nga Top Channel për  tu bërë pjesë e garës elektorale, me qellim ndikiminin në vendimmarrjen e vendit përmes

vlerave  intelektuale dhe njerëzore më të mira.  Pranë kësaj lëvizje janë pranë Ralf Gjoni dhe Rudina Hajdari,  por  nga dy deputetët nuk  ka një konfirmim për të ardhmen e tyre politike.  Për një pol të tretë ka folur edhe ish kryetari i Aleancës Kuq e Zi, Kreshnik Spahiu,  i cili   kërkon një bashkim nga te gjitha  lëvizjet si brenda  dhe jashtë vendit  kundër  dy partive   të mëdha.

Top Channel