Një fotograf i njohur britanik i bënte sot homazh djalit të tij 10-vjeçar me paaftësi që u gjet i vrarë në shtëpinë e tij, ndërsa për aktin e rende është akuzuar e ëma.

Dean Freeman tha se djali i tij Dylan ishte një fëmijë ‘i mrekullueshëm, inteligjent, kurioz dhe artistik’, dhe kishte shijuar çdo moment që kishte kaluar me të.
Gruaja e tij me të cilën është divorcuar Olga Freeman, 40 vjeçe, u paraqit sot në gjykatë e akuzuar për vrasjen.

Policia tha se kishte gjetur Dylan të vdekur në shtëpinë e familjen në zonën luksoze Acton, në perëndim të Londrës. Fqinjët thonin se fëmija kishte autizëm të rëndë, përdorte karrige me rrota për të lëvizur dhe nuk mund të fliste.

Babai tij Freeman njihet në botën britanike të fotografisë së personazheve të njohur si David Beckham apo Spice Girls.

Ai është i biri i ilustruesit Robert Freeman, që ka realizuar disa nga kopertinat e albumeve më të famshëm, përfshi dhe grupin The Beatles.

Zonja Freeman, e cila është me origjinë ruse nga Moska, është e regjistruar si banore e shtëpisë, që arrin vlerën 700 000 euro. Një nga fqinjët tha se ajo dhe zoti Freeman ishin ndarë prej disa kohësh.

Një prej ish-kujdestarëve të fëmijës, banori lokal Rakesh Shukla tha se kishte hequr dorë nga detyra pasi kërkesa ishte shumë e madhe.

25 që jeton gjithashtu në Acton, tha: “Ai kishte shumë paaftësi, nuk mund të fliste dhe i ndodhnin shpërthime të papritura të humorit kur niste të godiste me këmbë e me duar si dhe qëllonte me gjërat që kishte pranë. Detyra ime ta çoja në park për nja dy orë në mënyrë që Olga të kishte pak kohë për veten. E bëra vetëm tre apo katër herë, ishte shumë për mua, u detyrova t’i them se nuk mund të vazhdoja. Ishte shumë stresuese, nuk mund ta imagjinoj sesi mund të ketë qenë për të”.

Një tjetër fqinj Gillian Fisher, 34 vjeçare, tha: “Edhe për ta çuar në shkollën e veçantë ai përdorte karrocën me rrota dhe një furgon të specializuar”.

FOTO GALERI
1/8
Olga me te birin (djathtas) ne nje event ne 2018

Top Channel