62 pacientë me COVID-19 po trajtohen në Spitalin e Pejës, 15 në gjendje të rëndë

17/08/2020 11:01

Në Spitalin e Pejës po trajtohen 62 pacientë me COVID-19. 39 pacientë janë me oksigjeno terapi dhe 15 të tjerë janë në gjende më të rëndë shëndetësore.

Ndërsa, gjatë vikendit në këtë spital janë shëruar dy pacientë.

“Aktualisht po trajtohen 62 pacientë me Covid-19. Sa i përket gjendjes së pacientëve 39 pacientë janë në Oksigjeno terapi dhe nga këta 15 pacientë janë në gjendje më të rëndë”, njoftojnë nga spitali.

Ndërsa nga personi i këtij spitali 6 mjek, 15 infermierë dhe 4 punëtorë nga personeli jo mjekësorë janë infektuar me COVID-19.

Top Channel