Wanda Nara ngacmon tifozët, nxjerr fotot intime pranë stadiumit ‘San Siro’ (FOTOT)

17/08/2020 19:42

Shumë tifozë të Interit, kanë akuzuar për largimin nga ekipi të ish-kapitenit të tyre, atë, gruan dhe menaxheren e Maruo Icardit, Wanda Nara-n.

Lojërat e saj për rritje të herë pas hershme të rrogës së sulmuesit 26-vjeçar, duket se sosën durimin e tifozëve dhe drejtuesve zikaltër, të cilët vendosën që ta shisnin me titull definitiv tek Paris Saint Germain. Largimi ndodhi ditën e fundit të merkatos së verës së vitit 2019 dhe nuk la shije të mirë tek vetë lojtari por edhe gruaja e tij menaxhere.

 

Që nga ajo kohë deklaratat dhe “thumbimet” e çiftit kanë qenë të shumta, të cilët në mënyrë direkte apo indirekte nuk kanë ngurruar të sulmojnë Interin, sa herë që i është dhënë mundësia. Me të tilla provokime ka vijuar dhe Wanda, e cila ka postuar një foto në Instagramin e saj, me në sfond stadiumin legjendar “San Siro”.

 

Modelja shfaqet e shtrirë në pishinë ku ka ekspozuar dhe format e saj bombastike. Me anë të këtij postimi fansat janë ndarë në dy anë, ka nga ata që e kanë komplimentuar format perfekte të modeles, por ka dhe nga ata që e kanë cilësuar si një provokim të hapur ndaj zikaltërve.

 

Për më shumë ju ftojmë të ndiqni fotot e mëposhtme.

FOTO GALERI
1/12

Top Channel