Një situatë e paparashikueshme ka ndodhur përgjatë një transmetimi direkt.

Paraditen e sotme, në emisionin e mëngjesit “SummerTogerther”, në televizionin grek ANT1, prezantuesja Konstantina Klokotarau humbi ndjenjat.

Sipas medias greke “Fosonline”, e reja u ndje keq. Në video shihet se si dy bashkëprezantuesit nxitojnë për ta ndihmuar.

Drejtori i “EINAP” (Rrjeti i Informacionit Mjedisor për Azinë dhe Paqësorin), Matina Pagoni, ishte i pranishëm në studio dhe i dha ndihmën e parë gazetares. Për shkak të kësaj, transmetimi u ndërpre për disa minuta. Pasi u rikthyen, gazetari Panagiotis Stathis tha se Klokotarau ishte në gjendje të mirë.

Top Channel