“Kryeministria ka përgjegjësi të shumëfishtë”/ Situata kaotike në Kakavijë, Meta: Asgjë s’e justifikon sjelljen e qeverisë

17/08/2020 13:41

“Kryeministria ka përgjegjësi të shumëfishtë”, kështu u shpreh presidenti i Republikës, Ilir Meta sa i takon situatës kaotike që u krijuar në pikën kufitare të Kakavijës.

Në një konferencë shtypi me gazetarët, presidenti deklaroi:

“Çdo përpjekje për të fajësuar greken është pa kuptim. Pala greke e bën detyrën e vet dhe për një shtetas shqiptar me pasaportë greke. Është përgjegjësi e plotë e shtetit shqiptar, përfshirë presidentin e kryeministrin. Kryeministria ka përgjegjësi të shumëfishtë. Ne e dimë se kush është frekuenca më e madhe e qarkullimit të qytetarëve. Kjo ishte një çështje e madhe humanitare, kemi dhe rastin e Kapshticë ku shumë qytetarë u lanë për ditë të tëra pa hyrë në territorin e vendit të tyre. Në të gjitha rastet, Presidenca bëri përpjekjet më të mira për të parandaluar çështje të tilla. Qeveria duhet të ishte konsultuar me presidentin për ndryshimet në stafin diplomatik në Greqi. E vuri presidentin para faktit të kryer. Kemi pasur rezervat tona. Asgjë nuk e justifikon sjelljen e qeverisë.”

Po kështu Meta tha:

“Mijëra qytetarë u lanë të braktisur në kushte të vështira në kufij. Duhet të kalojmë me sa më pak kosto situatën e pandemisë. Situata në Kakavijë ka të bëjë me përgjegjësitë e paushtruara në kohë nga qeveria. Është përgjegjësia e qeverisë të kujdeset për shtetasit e saj. Çfarë informacioni iu është dhënë qytetarëve që udhëtojnë jashtë vendit? A ka patur një njoftim zyrtar nga MEPJ për numrin e qytetarëve që lejohen? Një qeveri e përgjegjshme i parandalon situata të tilla. Situata të tilla rrezikojnë shëndetin e mijëra qytetarëve. Asnjë nuk i informoi qytetarët për kushtet që duheshin për të hyrë në Greqi. Qeveria fajësoi vetë qytetarët për krijimin e radhëve të gjata. Qeveria të sigurojë tamponë falas për qytetarët shqiptarë. Qeveria të subvencionojë tamponët, çmimi 120-140 euro i papërballueshëm. Mungon përgjegjësia për të dhënë mbështetjen e duhur për sektorin e shëndetësisë. I gjithë personeli po lufton për të përballuar këtë situatë. Si presidenti kam bërë çdo përpjekje për të bashkëpunuar me qeverinë dhe çdo institucion që kjo sfidë e madhe të ketë sa më pak kosto.”

 

 

 

 

 

 

Top Channel