E shtunë, 22 Maj 2021
23:45
NBA/ Steph Curry s’mjafton, Grizzlies eliminojnë Warriors

Ekipi i Memphis Grizzlies eliminoi franchise-n e tretë më të suksesshëm në historinë e NBA, teksa ia doli për të mposhtur brenda në Kaliforni skuadrën e Golden State Warriors. Një ndeshje vërtet e madhe që reflekton në mënyrën më të mirë të mundshme atmosferën që përcjellin sfidat e mëdha me eliminim të drejtpërdrejtë, në kampionatin më spektakolar në planet.

23:38
Suarez, në lot: Barcelona më poshtëroi, por nuk e ula kokën

Barcelona e konsideroi të padobishëm dhe e ndau nga miku i tij i madh, Lionel Messi. Transferimi tij drejt Juventusit dështoi, madje duke lënë pasoja ligjore për shkak të provimit të parregullt të gjuhës italiane për të huajt në Universitetin e Perugias.

23:08
Jetojnë në kushte të mjerueshme dhe varfëri ekstreme, familja e sëmurë merr lajmin e madh në studio

Programi “Dua të të bëj të lumtur” trajtoi mbrëmjen e sotme një ndër historitë më të dhimbshme, një histori ku varfëria dhe skamja ishin ulur këmbëkryq në një nga familjet e fshatit Gur i zi në Shkodër.

22:56
Atletico Madridi shpallet kampion i La Ligas 2020/21

U desh të pritej deri në zhvillimin e xhiros së fundit të La Ligas në mënyrë që të mësohet se cila skuadër do të shpallet kampion në këtë kampionat për edicionin garues 2020/21.

22:47
Mbyllet sezoni, ja fjalët e Zidane për të ardhmen e tij

Real Madridi e ka mbyllur edicionin garues të La Ligas 2020/21 duke përfunduar në vendin e dytë me dy pikë më pak se rivali i qytetit Atletico Madridi që u shpall kampion në xhiron e fundit.

22:40
Performancë e jashtëzakonshme dhe unike në finalen e “Eurovizion”/ Gjon’s Tears perfomon në vend të 11

Artisti shqiptar Gjon Muharremaj i njohur si Gjon’s Tears ka performuar i njëmbëdhjeti në skenën e madhe të “Eurovision Song Contest 2021” me këngën “Tout l’Univers”.

22:38
U braktis nga babai që në fëmijëri, humbi edhe nënën, djali ka një mesazh për dajën që e rriti dhe iu bë prind i dytë

Humbja e familjarëve është tragjedia më e madhe që mund të përjetojë një individ, aq më tepër kur ndodh në moshë të re duke u kthyer në një plagë të vështirë për tu shëruar.

22:24
Mbi 712 mijë vaksinime anticovid të kryera që nga fillimi i fushatës “Shqipëria Buzëqesh”

4372 vaksinime anticovid janë kryer ditën e sotme në të gjithë vendin, ndërsa në total janë kryer 712.466 vaksinime që nga fillimi i fushatës “Shqipëria Buzëqesh”.

22:12
Hungaria lehtëson masat anticovid

Kryeministri i Hungarisë, Viktor Orban, njoftoi se numri i të vaksinuarve kundër covid-it ka arritur në afërsisht pesë milionë, duke theksuar se për shkak të kësaj do të hiqen shumë masa, përfshirë orën policore.

21:41
Një histori dashurie që theu çdo paragjykim/ U sulmua vazhdimisht për lidhjen e saj me futbollistin, i dashuri surprizon aktoren e njohur, Adriana Matoshin

Të dashurosh do të thotë të gjesh gjysmën tënde, të gjesh personin që të bën të lumtur pavarësisht se nga vjen ai/ajo, pavarësisht diferencës në kulturë, në fe, në moshë, apo ngjyrës së lëkurës.

21:28
Mbajtën peng e dhunuan 2 persona për disa orë/ Arrestohet Seit Manahasa, i akuzuar për vrasjen e Emiljano Ramazanit, në kërkim bashkëpunëtori

Seit Manahasa, i cili është akuzuar dhe arrestuar më parë për vrasjen e Emiljano Ramazanit në Elbasan është arrestuar pasi akuzohet se ka marrë peng bashkë me një 37-vjeçar për disa orë dhe kanë keqtrajtuar dy persona.

21:19
Anxhela Peristeri performon e dyta/ Shkëlqen në finalen e “Eurovizion 2021” dhe falënderon në shqip (Foto+Video)

Anxhela Peristeri ka perfomuar e dyta në finalen e madhe të “Eurovision Song Contest 2021” me këngën “Karma”.

20:56
Turistët e parë/ Ja si polakët, këmbëzbathur kërcejnë valle shqiptare (Video)

Shqipëria është një ndër vendet më të pëlqyera për turistët e huaj e sidomos gjatë sezonit veror.

20:45
Modelja veterane britanike shpjegon përse vijon pozat me bikini në mediat sociale (fotot)

Fansat e aktores 55-vjeçare britanike Elizabeth Hurley e kanë vërejtur se bukuroshja ruan një prezencë intensive në rrjetet sociale, duke postuar shpesh foto në bikini ose edhe më provokuese, në sfonde nga më të ndryshmet, që prej plazheve deri te ato nga kopshti i saj në ditë dimri.

20:27
Aksidentoi për vdekje 59-vjeçarin/ Arrestohet autori në Mat

Autori që aksidentoi për vdekje 59-vjeçarin në Mat është arrestuar mbrëmjen e sotme.

20:18
Italia ekstradon në Francë shqiptarin e akuzuar për sulmin terrorist në Nice me 86 të vdekur

Një shtetas shqiptar i akuzuar për furnizim me armë të terroristit tunizian që vrau 86 njerëz në sulmin terrorist të Nice, është ekstraduar sot në Francë nga Italia.

20:07
Aksident në autostradën Elbasan-Tiranë/ Përplasen dy makina, një i plagosur (Pamjet)

Një aksident ka ndodhur në autostradën Elbasan-Tiranë, ku është plagosur një person.

20:00
81 vjetori i një artisteje/ Durrës, kolegët festojnë ditëlindjen e aktores Aishe Stari

Mes miqve dhe kolegëve, Mjeshtrja e Madhe Aishe Stari festoi 81-vjetorin e lindjes në hollin e teatrit “Aleksandër Moisiu” të Durrësit.

19:53
Balla premton rrugën e re për Parkun Kombëtar të Shebenik-Jabllanicës

Kryetari i Grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla dhe ambasadori i BE-së në Shqipëri Luigi Soreca e ministri i Turizmit dhe Mjedisit Blendi Klosi morën pjesë në festën e 13-vjetorit të Parkut Kombëtar të Shebenik-Jabllanicë në Librazhd.

19:47
Festë për parkun e Shebenikut/ Do ndërtohet edhe rruga për të nxitur turizmin malor

13 vite Park Kombëtar Shebeniku ka festuar sot datën e shpalljes Parku më i madh në Shqipëri.

19:45
Fëmijët bamirës/ Shesin lodrat dhe veshjet, paratë shkojnë për qendrën e fëmijëve

Një grup fëmijësh në Gjirokastër tërhoqën vëmendjen e vizitorëve nëpër rrugët e qytetit ku kanë performuar me vegla muzikore, kanë shitur me çmime minimale lodra apo veshje që nuk i përdorin apo gatime të thjeshta shtëpie. 

19:18
“Defender Europe 21” në Tiranë/ Qytetarët vizitojnë mjetet e takohen me ushtarakët në sheshin “Nënë Tereza” (Fotot )

“Defender Europe 21” pas disa qytetesh këtë herë ka zbarkuar në zemër të Tiranës.

19:10
Aktivistja spanjolle e ndihmës abuzohet ‘online’ për përqafimin me emigrantin senegalez (fotot)

Aktivistja spanjolle e ndihmës Luna Reyes është bërë objekt i abuzimeve të radikalëve pas shpërndarjes së gjerë të imazheve të përqafimit me një emigrant senegalez, që sapo kishte mbërritur në territorin spanjoll të Ceuta.

18:56
Ky është kërcimi më fantastik që keni parë në Për’Puthen (Fotot)

Pas takimit jashtë studios dhe temave intime për jetën personale, Giuseppe dhe Luljeta kërcyen nën ritmet e këngës italiane në “Për’Puthen +40”.

18:53
“Këtu, për këto gjëra të vrasin”, del audioja e rrallë e Giovanni Falcone!

“Dje kam pasur një diskutim të gjatë, që ishte gati pothuajse një përplasje me kolegët e mi në Milano të cilët ankoheshin sepse në Palermo nuk mund të bësh përgjime, nuk mund të zbulosh gjëra. Unë u thashë: ka një ndryshim shumë të vogël këtu. Ju në Milano bëni përgjime, këtu tek ne, të vrasin për gjëra të tilla”.

18:48
“Ajo më tradhtoi me një tjetër”, Giuseppe tregon arsyen e ndarjes me bashkëshorten në takimin me Luljetën (Fotot)

Luljeta dhe konkurrenti nga Italia, Giuseppe zhvilluan takimin  e tyre të parë jashtë studios së “Për’Puthen +40”.

18:46
“Kur ke kryer marrëdhënie për herë të fundit?” Giuseppe vë në siklet Luljetën në takim (Fotot)

Luljeta dhe konkurrenti nga Italia, Giuseppe zhvilluan takimin  e tyre të parë jashtë studios së “Për’Puthen +40”, në liqenin e Artificial të Tiranës.

18:46
Viçi arratiset nga therrtorja dhe ‘adoptohet’ nga familja e drerëve të egër (fotot)

Kur Bonnie ishte vetëm një këlysh lope 4 muajshe, shtëpia e saj ishte një fermë therrtore. Ajo duket se dinte se aty nuk kishte të ardhme, prandaj një ditë kur pronarët e saj po ngarkonin një kamion ajo u arratis në pyllin e zonës për të mos u kthyer më.

18:43
Në Kizhevak të Serbisë gjenden mbetje mortore të viktimave të masakrës së Rezallës

Në Kizhevak të Serbisë është konfirmuar ADN-ja e mbetjeve mortore të zhvarrosura.

18:25
Sekretari i Shtetit Blinken viziton Izraelin, Bregun Perëndimor më 26-27 maj për armëpushimin – mediat

Sekretari amerikan i shtetit Antony Blinken do të takohet javën që vjen me palestinezët e izraelitët, teksa armëpushimi mes ushtrisë izraelite dhe Hamas i dha fund dje 11 ditë bombardimesh mbi Gaza dhe goditjeve me raketa nga Hamas.

18:23
Zbulimi i kafkave “aliene”, media amerikane: Zgavra e syrit, e pazakontë!

Nuk u desh shumë që të bëhej ‘viral’ një postim mbi disa kafka të lashta peruane dhe pretendimet e tij se janë dëshmi e faktit që alienët e kanë vizituar vërtet planetin tonë.

18:15
Finalja e “Eurosong 2021″/ Sondazhet për fituesit, producenti i njohur amerikan vendos Anxhela Peristerin në vend të parë: Vokal i shkëlqyer, do të doja…

Pak orë na ndajnë nga finalja e madhe e “Eurovision Song Contest 2021”.

18:10
Dy shqiptarët rivalë në skenën e “Eurovizion”/ Anxhela Peristeri dhe Gjon’s Tears shfaqen të përqafuar në prapaskenë (Fotot)

Anxhela Peristeri do të ngjitet e dyta në finalen e e “Eurovizion 2021” që do të mbahet mbrëmjen e sotme në Holandë, me këngën “Karma”.

17:53
5 ditë kërkime, asnjë gjurmë e ‘Rambos anti-pandemi’ të Belgjikës, mbështetje masive në rrjetet sociale (fotot)

Qindra trupa ushtarake të Belgjikës dhe vendeve fqinje janë duke kërkuar një ushtarak ‘anti-stabiliment’ të armatosur rëndë që është fshehur pas kërcënimeve me vdekje të zyrtarëve shëndetësorë dhe qeveritarë të Belgjikës.

17:42
Ambasadorja e SHBA-së shijon Vlorën dhe bën selfie me qytetarët (Fotot)

Ambasadorja e SHBA-së në Tiranë, Yuri Kim ka zgjedhur qytetin bregdetar të Vlorës për të kaluar fundjavën.

17:25
Ulja e infektimeve me Covid 19 stabilizon situatën në spitale, Manastirliu poston fotot me mjekët

Situata epidemiologjike e koronavirusit në vendin tonë paraqitet e normalizuar, teksa ditët e fundit janë raportuar shifra në ulje të infektimeve.

17:21
Bashkia britanike shemb 5 shtëpi të reja luksi/ U ndërtuan 30% më të mëdha se plani (fotot)

Pesë shtëpi të reja që kushtojnë 1 milionë paundë secila, do të shemben në Britani pasi toka ku ishin ndërtuar ishte 30% më e madhe sesa plani, pas një beteje ligjore pesë vjeçare të pronarëve të tyre për t’i shpëtuar.

17:18
“Defender Europe 21” zbarkon në Tiranë, një pjesë e stërvitjes në qiellin shqiptar (Pamjet)

“Defender Europe 21” pas disa qytetesh këtë herë do të zbarkojë në zemër të Tiranës.

17:07
“Meta, sulm të hapur ndaj DASH” Komenti i Zërit të Amerikës për deklaratën e presidentit

Zëri i Amerikës e cilëson postimin me me tone të ashpra të presidentit Ilir Meta ndaj vendimit të Departamentit amerikan të Shtetit për t’i ndaluar hyjren në territorin e Shteteve të Bashkuara ish-presidentin dhe ish-kryeministrit të vendit, Sali Berisha dhe familjes së tij, “një sulm të hapur ndaj DASH”.

16:57
Në dyshim nëse kafshët dhe fëmijët mund të jetojnë në një shtëpi? Fotot që do t’ju bindin

Është normale që njerëzit hezitojnë të mbajnë kafshë shtëpiake, kur presin dhe një bebe.

16:50
Greqia hap Kapshticën vetëm për punonjësit sezonalë deri më 31 maj/ 400 persona në ditë me test covid negativ

Greqia ka hapur pikën e kalimit kufitar të Kapshticës vetëm për 400 punëtorë sezonalë shqiptarë në ditë deri në datën 31 maj në orarin 08:00-16:00.

16:49
Tigresha e Bengalit mbyt punonjësin e kopshtit zoologjik që pastronte ujin e pellgut (fotot)

Një punonjës indian i kopshtit zoologjik është vrarë nga një tigër pasi hyri në hapësirën e saj për të pastruar ujin e pellgut.

16:32
Ulet numri i të prekurve me COVID/ 1,133 qytetarë të infektuar aktivë në vend

Numri i rasteve pozitive me covid sa vjen e ulet në vendin tonë, ku gjatë 24 orëve të fundit janë prekur 23 persona dhe ka ndërruar jetë 1 qytetare 77 vjeçe nga Berati.

16:28
S’ka qetësi për Spanjën, presidenti i ri i Katalonjës kërkon referendum për pavarësi!

Spanja mendoi se do të merrte frymë lirisht pas zgjedhjes së politikanit të moderuar Pere Aragonés si presidenti i ri rajonal i Katalonjës, por nuk qe e thënë.

16:20
‘Dekadenca Perëndimore’/ Kim Jong-un ndalon flokët e gjatë dhe xhinset e ngushta në Penian (fotot)

Diktatori komunist koreano-verior Kim Jong Un ka ndaluar së fundmi në vend stilet e flokëve ‘bisht-pëllumb’ të viteve 1990-të dhe xhinset e ngushta, pasi reflektojnë kulturën “dekadente” perëndimore që mund të influencojë të rinjtë në regjimin e tij “të pastër komunist”.

16:16
Anxhela Peristeri flet pak para finales së “Eurovision 2021”: Shpresoj të marr mbështetjen e të gjithë shqiptarëve

Sonte mbahet nata finale e Eurovision 2021, në Rotterdam të Holandës.

16:05
Gati certifikata e gjelbër e BE-së, në përdorim nga fundi i qershorit

Bashkimi Europian e gjeti më në fund gjuhën e përbashkët mbi detajet të ashtëquajturës certifikatë e gjelbërt, që do të fillojë të përdoret në fund të qershorit.

15:51
Aktivistët në Toronto lyejnë konsullatën izrealite me ‘lum gjaku’, pas 250 palestinezëve të vrarë në Gaza

Shkallët e konsullatës izraelite në kryeqytetin e Kanadasë ishin lyer sot me bojë të kuqe të derdhur teksa aktivistët dënonin dhunën izraelite në Gaza, e cila mori fund dje por gjatë 11 ditë sulmesh vrau më shumë se 250 palestinezë, përfshi dhe të paktën 60 fëmijë.

15:39
Fëmijët bamirës/ Shesin lodrat dhe veshjet, paratë shkojnë për qendrën e fëmijëve

Një grup fëmijësh në Gjirokastër, tërhoqën vëmendjen e vizitorëve nëpër rrugët e qytetit ku kanë performuar me vegla muzikore, kanë shitur me çmime minimale lodra apo veshje që nuk i përdorin apo gatime të thjeshta shtëpie.

15:32
Shqipëria, ekonomi e qëndrueshme/ Vlerësim pozitiv nga kompanitë ndërkombëtare të vlerësimit

Pavarësisht dy goditjeve të njëpasnjëshme, që mori ekonomia shqiptare, fillimisht tërmeti e më pas krizës nga pandemia Covid-19, agjencia prestigjioze, Moody’s ka konfirmuar pozicionin e qëndrueshëm të Shqipërisë në tregjet ndërkombëtare, duke mbajtur në raportin e fundit vlerësimin aktual në “B1 dhe me perspektivë të qëndrueshme”.

15:24
Sot u hap kufiri në Kapshticë/ Do të lejohet çdo ditë kalimi i shqiptarëve punëtorë sezonale në Greqi

Çdo ditë, deri në fund të këtij muaji, 400 punëtorë sezonalë shqiptarë, mund te hyjnë në Greqi përmes Kapshticës.

15:21
Mbretëresha viziton aeroplanmbajtësen e re/ Dalja e parë publike prej konfliktit me Princ Harry (fotot)

Mbretëresha britanike dukej në formë sot teksa vizitoi aeroplanmbajtësen e re gjigande të vendit, në daljen e saj të parë publike që prej rrëfimeve skandaloze të princit Harry për “makthin” e jetës në familjen mbretërore.

15:18
Abuzimet janë shtuar/ Si luftohet fenomeni i abuzimeve me të miturit?!

Rastet e abuzimeve seksuale, kohët e fundit në Shqipëri, janë bërë të panumërta, aq shpesh sa po ndodhin.

15:09
Agron Shehaj sfidon Bashën/ Deputeti i PD do kandidojë për postin e kryetarit të partisë

Në garën përballë Bashës për zgjedhjen e 13 qershorit në PD ka dalë edhe një nga deputetët aleatë të tij.

15:04
Berisha, padi nëse është francez/ Avokati francez: Ose nëse është rezident në Francë

Juristët francezë shpjegojnë për top channel se në cilat kushte Sali Berisha ish kryeministër i Shqipërisë mund të bëjë padinë kundër sekretarit të shtetit Antoni Blinken.

14:52
“Lazarati” në tokën greke/ Kishin kthyer zonën në plantacion kanabisi, arrestohen shqiptarët në Kilkis

Policia greke në Kilkis të Greqisë së Veriut, ka arrestuar dy shtetas shqiptarë dhe ka shpallur në kërkim një tjetër, nën akuzën e prodhimit të lëndëve narkotike.

14:36
​ShSKUK: 214 pacientë në trajtim nga COVID-19

Sipas raportit të punës për datën 22 maj, 214 pacientë janë duke u trajtuar në klinikat COVID të QKUK-së dhe në spitalet e përgjithshme.

14:28
Plani ambicioz i Arabisë Saudite, do të mbjellë 10 miliardë pemë në shkretëtirë

Arabia Saudite synon të mbjellë 10 miliardë pemë në shkretëtirë si pjesë e një fushate ambicioze të bërë publike nga Princi i Kurorës Mohammed bin Salman.

14:13
Rama publikon pamjet e stërvitjes “Defender 21”, trupat shqiptarë vihen në provë (FOTO)

Kryeministri Edi Rama ka publikuar pamjet e stërvitjes “Defender 21” teksa teston gatishmërinë e Forcave të Armatosura Shqiptare për operacionet e kërkim-shpëtimit.

14:11
Gjermania “ultimatum” Holandës e Francës: E duam tani liberalizimin e vizave për Kosovën!

Në Bundestagun gjerman, u rikthye çështja e liberalizimit të vizave me Kosovën.

13:58
Festa e Parkut Kombëtar Shebenik-Jabllanicë, qindra të ftuar ia marrin këngës e valles, nuk mungon ambasadori Soreca

Parku Kombëtar Shebenik Jabllanice shënon sot 13-vjetorin e tij.

13:57
Po përpiqej të kalonte në Rinas, ndalohet ushtaraku vrasës nga Egjipti. Detaje rreth jetës së tij

I shpallur në kërkim ndërkombëtar për vrasje me dashje, plagosje e armëmbajtje pa leje, shtetasi egjiptian Mohamed Rageh mendoi se rruga e tij drejt lirisë do të kalonte nga Shqipëria.

13:43
Familja Berisha u shpall “non grata” nga SHBA, reagon Armina Mevlani: Për arsye politike çdo gjë mund të ndodhë!

Ish-presidenti, Sali Berisha dhe gjithë familja e tij u shpallën “non grata” nga SHBA. Të gjithë familjes Berisha i ndalohet hyrja në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, por vendimi i DASH nuk e prek partneren e Shkëlzen Berishës, Armina Mevlanin.

13:40
Izraeli sulmon besimtarët në xhaminë Al Aksa, Turqia: Jemi gati, po ndjekim çdo lëvizje

Turqia e dënoi ashpër sulmin e forcave izraelite ndaj besimtarëve palestinezë në xhaminë Al Aksa, i cili erdhi pas vendosjes së armëpushimit me Hamasin, që i dha fund luftimeve të përgjakshme të këtyre ditëve në Gaza.

13:36
Plagosi me thikë 28-vjeçarin në Divjakë, arrestohet autori i dyshuar

Një 31-vjeçar është arrestuar në Divjakë, pasi dyshohet se ka plagosur me thikë një banor, në fshatin Grabian, një ditë më parë.

13:31
Shpëtojnë nga Covid, vdesin nga “myku i zi”, çfarë i ndodhi pacientëve në Indi

Që prej fillimit të majit mjekët ne Indi nisën të ngrenë alarmin nga rreziku i një infeksioni të rrallë, por potencialisht vdekjeprurës i njohur si “myku i zi”.

13:23
Arrestohet 37-vjeçari me dy identitete, ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar për tre vepra penale

Një 37-vjeçar, i cili ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar është arrestuar nga policia e Tiranës.

13:07
Angli/ Aktori shqiptar, trafikant kokaine! E merr “në qafë” kamera e makinës (Fotot)

Sokol Ajazi, 36 vjeç kishte instaluar një kamerë në makinë për të filmuar çdo aksident të mundshëm, por pikërisht kjo kamer e mori në qafë pasi regjistroi momentin kur ai nxori nga makina një sasi kokaine.

12:52
Agron Shehaj, kandidat për drejtimin e PD-së: Shqipëria ka nevojë për opozitë të fortë, parimore dhe frymëzuese

Edhe Agron Shehaj do të garojë për postin e kryetarit të Partisë Demokratike.

12:45
Dyshohet si autor i vrasjes së Taulant Beqiraj/ Arrest me burg për Skerdian Gabranin

Skerdian Gabrani, i cili akuzohet si bashkëpunëtor për vrasjen e Taulant Beqiraj mbetet në gjendje arresti.

12:44
Plagosi 2 qytetarë gjatë një konflikti, arrestohet 36-vjeçari në Shkodër

Një 36-vjeçar, i shpallur në kërkim për tentativë vrasjeje është arrestuar sot në Shkodër.

12:41
FOTO/ Apartamenti në katin e pestë përfshihet nga flakët, zjarri prek edhe një banesë tjetër në pallat

Një banesë në katin e pestë të një pallati në Kamzë është përfshirë nga flakët.

12:36
Trafikim lëndësh narkotike dhe armëmbajtje pa leje/ 3 të arrestuar të Poliçan, nën hetim kryeplaku i fshatit

Tre persona janë arrestuar ndërkohë që kryeplaku është vënë nën hetim, në Poliçan, pasi policia identifikoi bimë kanabisi, në pronat e tre shtetasve.

12:34
Himarë/ Arrestohen kryeinspektori dhe inspektori i IMT, shpërdoruan detyrën dhe lejuan ndërtimin e paligjshëm

Kryeinspektori dhe inspektori i IMT janë arrestuar nga policia pasi dyshohet se shpërdoruan detyrën duke lejuar ndërtimin e paligjshëm të disa objekteve në Himarë.

12:24
Kampionati i atletikës/ Smajlaj dhe Gega tregojnë objektivat e tyre

Në Elbasan Arena u zhvillua kampionati i 83-të kombëtar i atletikës për të rritur, evenimenti më i rëndësishëm i mbretëreshës së sporteve që vjen në vijim edhe të shumë aktiviteteve të tjera që janë mbajtur gjatë periudhës janar-maj të këtij viti.

12:18
Pogradeci është gati për turistët/ Përgatitet një program për 100 ditët e sezonit veror

Pogradeci po bëhet gati për një sezon veror me më pak pandemi dhe më shumë turizëm.

12:12
Peshkopi, protestë kundër abuzimeve/ Gratë dhe vajzat e Dibrës dalin në rrugë kundër përdhunimeve

Akti makabër i përdhunimit të një vajze 15-vjeçare, në Mirditë mblodhi në protestë në qendër të Dibrës qindra vajza e gra, të cilat bënë thirrje për mbështetje, për ndihmë dhe ngritje zëri për të parandaluar raste të tilla monstruoze.

12:08
Meta pro Berishës, kundër SHBA/ Solidaritet me familjen e Berishës, vendimin e Blinken e quan akt të poshtër dhe të pabesë

Presidenti Ilir Meta i ka dalë në krah ish-kryeministrit tashmë “Non Grata”, Sali Berisha, duke u rreshtuar kundër vendimit të SHBA-së.

11:58
FOTO/ Ja çfarë u gjet brenda makinës së djegur, dyshohet se u përdor nga autorët për të ekzekutuar Delon Troqen

Top Channel ka siguruar pamjet e makinës së djegur, e cila u gjet në zonën e Sherishtës në Vlorë pas ekzekutimit të Delon Troqes.

11:47
Biden: E vetmja zgjidhje, ajo me dy shtete/ SHBA do të ndihmojë palestinezët në Gaza

Palestinezët në Jeruzalem duhen respektuar dhe ndihma humanitare duhet të mbërrijë në Gaza si pjesë e marrëveshjes së armëpushimit me Hamasin.

11:44
Foshnja e porsalindur ndërroi jetë, arrestohet mjeku në Gjilan

Një doktor në Spitalin Rajonal të Gjilanit është arrestuar dhe është dërguar në mbajtje me dyshimet për “trajtim të pandërgjegjshëm mjekësor”.

11:42
Rusia po blen fshehurazi armatime gjermane të teknologjisë së lartë

Nën maskimin e një kompanie, shërbimi sekret rus po blen makina gjermane të teknologjisë së lartë për industrinë e armatimit.

11:28
Zgjedhjet për kreun e PD/ Ibsen Elezi dorëzon formularin e kandidimit: Vetëm me dorëheqjen e Bashës mund të ketë garë të barabartë

Ibsen Elezi ka dorëzuar ka dorëzuar në selinë blu kërkesën për të kandiduar për kryetar të Partisë Demokratike.

11:16
Gjendet një automjet buzë liqenit të Shkopetit, dyshohet se është vjedhur

Një automjet është gjendur buzë liqenit të Shkopetit dhe dyshohet të jetë e vjedhur.

11:08
Vrau egjiptianin në Giza, i mori automjetin dhe ia mbathi/ Kush është 50-vjeçari i rrezikshëm që u kap në Rinas (Emri+Foto)

Një egjiptian me rrezikshmëri të lartë shoqërore, i shpallur në kërkim ndërkombëtar është arrestuar nga policia në Rinas.

10:53
Me gotat plot me alkool, Aleksandër Gjoka po festonte me Vangjush Dakon para aksidentit (FOTO)

Këngëtari Aleksandër Gjoka është përfshirë në një aksident me makinë mbrëmjen e kaluar.

10:44
Durrës/ Kryen vjedhje me dhunë, arrestohet organizatori dhe bashkëpunëtorja 21 vjeçe. Shpallen në kërkim 4 të tjerë

Dy persona kanë rënë në prangat e policisë së Durrësit sepse dyshohen se kanë kryer një sërë vjedhjesh me dhunë.

10:16
Berisha “non grata” nga SHBA, reagon për herë të parë Meta. Zbulon mesazhin që i ka dërguar ish presidentit

Presidenti Ilir Meta ka reaguar për herë të parë për vendimin e SHBA për të shpallur “non grata” ish presidentin Sali Berisha dhe familjen e tij.

10:12
Po drejtonte automjetin në gjendje të dehur, arrestohet këngëtari Aleksandër Gjoka

Pesë persona kanë rënë në prangat e policisë së Tiranës gjatë orëve të fundit sepse janë kapur duke drejtuar automjetet në gjendje të dehur.

10:03
U përdhunua në grup nga 5 persona, qindra vajza dhe gra u mblodhën për marshim protestë në mbështetje të të miturës

Qindra gra dhe vajza u mblodhën në Bulevardin kryesor të qytetit të Peshkopisë në një marshim protestë, në mbështetje të vajzës së përdhunuar në Mirditë.

09:38
U kap me 123 mijë paund në makinë, jepet masa e sigurisë për shoferin që solli fugonin nga Anglia

Gjykata e Durrësit ka dhënë masën e sigurisë “arrest me burg” për Olsi Sefollin, drejtuesin e fugonit që u kap me 123 mijë paund në portin e Durrësit.

09:10
Greqia ngre traun për punëtorët sezonal/ Lejon kalimin e shqiptarëve deri në fund të muajit, ja kushti i vetëm

Që prej ditës së sotme deri në fund të muajit maj, do të lejohet hyrja e shqiptarëve në drejtim të Greqisë të personave që mbajnë statusin e punëtorit sezonal.

09:08
Shpërndanin lëndë narkotike në Durrës, Lushnjë dhe Tiranë, arrestohen 2 pjesëtarët e grupit kriminal

Finalizohet operacioni policor antidrogë i koduar “Trinomi”, i zhvilluar nga Drejtoria Vendore e Policisë Durrës, në bashkëpunim me Drejtorinë Vendore të Policisë Fier.

09:00
Berat/ Plagosën 33-vjeçarin me armë zjarri, arrestohen 2 autorët e dyshuar. Shpallen në kërkim katër bashkëpunëtorët

Dy persona kanë rënë në prangat e policisë për plagosjen me armë zjarri që ndodhi mbrëmjen e kaluar në fshatin Poshnje në Berat.

08:47
Shoqërohen mbi 20 persona në polici për vrasjen e Delon Troqes/ U ekzekutua me breshëri plumbash, pamje nga vendi i ngjarjes

Kanë kaluar mbi 10 orë nga ekzekutimi i Delon Troqes në Vlorë dhe në vendin e ngjarjes janë ende gjurmët e vrasjes.

08:37
“Zhurma si bombë”/ Nëna rrëfen momentin kur makina e djalit mori flakë: I bëri hatanë, nuk kemi pasur konflikte!

Një automjet është djegur gjatë mesnatës në Vlorës. Automjeti tip “Ford” me targa AA 218 EC ka qenë i parkuar në oborrin e banesës në afërsi të ish fushës së druve në Vlorë.

08:27
“Aksidentet e Rënda – Si shpëtohen jetët!”

Traumat nga aksidentet automobilistike zënë përqindjen më të lartë në listën e Traumave, pasi ato konsiderohen sot për mbarë botën si një nga problemet kryesore të Shëndetit Publik.

08:20
“Spiegel”: Rusia blen fshehurazi makineri gjermane të teknologjisë së lartë për armatim

Sipas një raporti, shërbimi sekret rus i maskuar me një kompani blen makina gjermane të teknologjisë së lartë për industrinë e armatimit.

08:09
Ministrat e G7-ës zotohen sërish për luftim të ndryshimeve klimatike

Shtatë shtetet më të industrializuara (G7) kanë bërë përkushtime për të ndihmuar në luftim të ndryshimeve klimatike, duke përfshirë ndalesën në financime të projekteve me thëngjill, deri në fund të këtij viti.

07:55
Diell dhe rritje temperaturash, njihuni me parashikimin e motit

Vendi ynë sot do të mbizotërohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash duke sjellë mot të qëndrueshëm në të gjithë territorin.