E rëndë/ 54 vjeçari shqiptar dhunon bashkëshorten e tij, e plagosura dërgohet në spital në gjendje të rëndë

03/09/2021 13:21

Një tjetër rast dhune ekstreme në familje,është shënuar në Kalkidhia 70 km në veri-lindje të Athinës.

Sipas policisë greke,një 54 vjeçar shqiptar është ndaluar paraditen e së premtes prej forcave të ndërhyrjes së shpejtë të policisë, pasi gjatë një sherri në familje, ka masakruar bashkëshorten e tij.

Ngjarja ndodhi mbas një sherri banal mes çiftit, por shpejtë bashkëshorti i dhunshëm nisi të godasë me shkelma dhe sende të forta bashkëshorten e tij.

Ishte ndërhyrja e banorëve që bënë të mundur njoftimin e policisë.

Forcat e policisë mbërritën menjëherë në banesë dhe e gjetën gruan fatkeqe në gjendje të rëndë dhe mbuluar prej gjakut,ndërsa bashkëshorti dhunues po tentonte të largohej nga banesa.

Fqinjët thanë për mediat vendase se bëhet fjalë për episode të shpeshta dhune dhe sherri në familjen shqiptare,pasi autori shpesh konsumon alkool dhe shan dhe kërcënon bashkëshorten edhe fqinjët.

Viktima u dërgua në spital në gjendje të rëndë,ndërsa 54 vjeçari do të dërgohet në gjykatë për masë sigurie.

Top Channel