Turqia shënon 6-vjetorin e mbytjes së vogëlushit sirian Aylan Kurdi (fotot)

03/09/2021 15:31

3-vjeçari kishte qenë në bordin e një varke me 14 emigrantë nga Siria në kohën e luftës, pesë prej të cilëve humbën jetën kur u fundos.

Turqia shënoi dje me një ceremoni modeste, gjashtë vjetorin që kur trupi i vogëlushit 3-vjeçar sirian Aylan Kurdi doli në breg, në tragjedinë reflektuese të krizës së rëndë humanitare të Sirisë, e cila mbushi titujt botërorë dhe duke u bërë simbol i luftës mizore, raporton rrjeti turk Anadolu (AA).

Vogëlushi kishte qenë në bordin e një varke që mbante 14 emigrantë të parregullt, pesë prej të cilëve humbën jetën kur u fundos.

Një shërbim përkujtimor u mbajt në plazhin Fener Burnu, ku trupi i tij u gjet nga popullata vendase në qytetin mesdhetar të Turqisë, Bodrum, më 2 shtator.

Duke folur për AA gjatë memorialit këtë vit, Omer Sarikaya, regjizor i filmit për Aylan, tha se ajo që ndodhi ishte turpi i njerëzimit dhe organizuan shërbimin përkujtimor në mënyrë që bota ta shohë këtë turp.

Sipas tij, asgjë nuk ka ndryshuar që atëherë.

“Për mua, ky është turpi i OKB-së. Mijëra, ndoshta dhjetëra mijëra foshnja si Aylan për fat të keq kanë humbur jetën në këto dete që nga ajo ditë. Shpresojmë që bota të mos e mbyllë syrin për këtë dhe diçka e tillë të mos ndodhë kurrë më”, tha Sarikaya.

Siria është shkatërruar nga një luftë civile që nga fillimi i vitit 2011, kur pas disa protestave anti-qeveritare vendi u kthye ne fushëbetejen e fuqive te mëdha, pro dhe kundër presidentit Bashar al Assad.

Qindra mijëra persona janë vrarë dhe më shumë se 10 milionë janë zhvendosur, sipas vlerësimeve të OKB.

FOTO GALERI
1/5
Turqia shënoi dje me një ceremoni modeste, gjashtë vjetorin që kur trupi i vogëlushit 3-vjeçar sirian Aylan Kurdi doli në breg

Top Channel