Një aksident ka ndodhur pak më parë në autostradën Tiranë-Durrës. Policia njofton se si pasojë e përplasjes së tre mjeteve ka mbetur e plagosur një 68-vjeçare, e cila është transportuar në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

“Më datë 03.09.2021, rreth orës 12:45, në autostradën Tiranë-Durrës, janë përplasur 3 mjete me drejtues S. E., M., B., dhe Th. G.  Si pasojë është dëmtuar shtetasja E. B., 68 vjeçe, pasagjere në mjetin me drejtuese M. B, e cila ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën”, njofton policia.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po kryen veprimet përkatëse për përcaktimin e rrethanave të aksidentit.

Top Channel