7 123 fëmijë më pak se vjet rezulton të ketë në 2021 sipas të dhënave të INSTAT-it, ndërkohë që në 20 vitet e fundit vihet re se popullsia e fëmijëve të grupmoshës nga 4 deri 15 vjeç ka rënë në 48%.

Sociologët vlerësojnë se tkurrja me shpejtësi e popullsisë shqiptare ndodh për dy arsye kryesore, teksa zgjidhjen e shohin te investimi në 3 shtylla kryesore: arsimi, shëndetësia dhe ekonomia.

Lekë Sokoli: Rënia drastike po ndodh prej uljes së lindshmërisë dhe emigracionit. Zgjidhja të zhvillohet një jetë më e mirë.

Për profesorin Lekë Sokoli, ulja e numrit të fëmijëve të ciklit 9-vjeçar ka të dyja anët e medaljes.

Nga ana tjetër, duket se në Shqipëri në të ardhmen do kemi një shoqëri të plakur, që do të reflektohet në më pak fuqi punëtore.

Top Channel