Rrëzohet aeroplani në Teksas/ Humbin jetën të gjithë personat në bord, dyshimet e para mbi shkakun e tragjedisë
Një raund i ri bisedimesh mes delegacioneve iraniane dhe amerikane ka nisur në Islamabad pas një pauze, me zyrtarë pakistanezë që veprojnë si ndërmjetës, raportoi agjencia gjysmëzyrtare iraniane Tasnim, duke cituar korrespondentin e saj.
“Duke marrë parasysh kërkesat e tepruara të SHBA-së, duket se kjo është mundësia e fundit e ekipit iranian për të arritur një kornizë të përbashkët në këtë raund bisedimesh,” tha agjencia.
Ndërkohë, në samitin diplomatik të Pakistanit, Irani ka hedhur në tavolinë 4 kushte të panegociueshme për të arritur armëpushimin; kontrollin e Ngushticës së Hormuzit, pagesën e dëmshpërblimeve të luftës, lirimin e aseteve të ngrira në bankat e huaja dhe një armëpushim në rajon. Sipas raportimeve të mediave ndërkombëtare, SHBA deri më tani i ka refuzuar.
Këto pritet të jenë bisedimet në nivelin më të lartë mes SHBA-së dhe Iranit që nga Revolucioni Islamik i vitit 1979 dhe negociatat e para zyrtare ballë për ballë mes dy palëve që nga viti 2015, kur u arrit marrëveshja për programin bërthamor të Iranit. Donald Trump e anuloi këtë marrëveshje në vitin 2018, gjatë mandatit të tij të parë.
Një delegacion amerikan i udhëhequr nga zëvendëspresidenti JD Vance ka zhvilluar bisedime të drejtpërdrejta me zyrtarë të Iran në Islamabad, një zhvillim i rrallë diplomatik mes dy vendeve.
Sipas burimeve dhe mediave iraniane, palët kanë shkëmbyer dokumente me shkrim mbi çështjet kryesore dhe faza e parë e negociatave ka përfunduar, duke sinjalizuar një hap të rëndësishëm drejt uljes së tensioneve.
19:05 Përpjekje për të rikthyer lirinë e lundrimit, SHBA nis pastrimin e minave në Ngushticën e Hormuzit
Komanda Qëndrore e SHBA-së (Centcom) ka njoftuar se Shtetet e Bashkuara kanë filluar operacionet për pastrimin e minave detare në Ngushticën e Hormuzit, në një përpjekje për të rikthyer sigurinë e transportit detar në një nga rrugët më kritike energjetike në botë.
18:53 “Kemi shkatërruar ushtrinë e Iranit”, Trump: Ngushtica e Hormuzit pritet të rihapet së shpejti
Presidenti i SHBA-së Donald Trump ka deklaruar se Ngushtica e Hormuzit do të rihapet së shpejti, ndërsa zhvillohen bisedime të nivelit të lartë midis delegacioneve amerikane dhe iraniane.
15:02 Tensionet në Lindjen e Mesme, SHBA-të dhe Irani fillojnë bisedimet e paqes në Pakistan
Bisedimet mes Iranit dhe Shteteve të Bashkuara kanë nisur në Pakistan, sipas raportimeve të transmetuesit shtetëror iranian IRIB.
14:53 Bisedimet në Pakistan, 4 “vijat e kuqe” të Iranit: Nuk heqim dorë nga të drejtat tona
Në takimin e Islamabadit, Irani shkon i vendosur të mos heqë dorë nga kërkesat e tij. Zëdhënësja e qeverisë iraniane Fatemeh Mohajerani, deklaroi se vendi i saj merr pjesë në negociatat me Shtetet e Bashkuara duke ruajtur pozicionet e tij.
Një burim i lartë nga Irani deklaroi se Shtetet e Bashkuara kanë rënë dakord të lirojnë asetet e ngrira iraniane të mbajtura në Katar dhe në banka të tjera të huaja, duke e cilësuar këtë hap si një shenjë “serioziteti” nga Uashingtoni përpara bisedimeve të paqes në Islamabad.
Evropa mund të përballet me mungesë të karburantit për avionë brenda tre javëve të ardhshme, duke rrezikuar seriozisht transportin ajror dhe ekonominë e Bashkimit Europian. Paralajmërimi vjen nga ACI Europe, që përfaqëson aeroportet evropiane, e cila në një letër drejtuar zyrtarëve të Komisionit Europian thotë se situata mund të përkeqësohet nëse nuk rifillon qarkullimi në Ngushticën e Hormuzit në mënyrë të qëndrueshme.
Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë rënë dakord të zhbllokojnë një pjesë të fondeve iraniane të ngrira në Katar dhe në banka të tjera jashtë vendit, sipas një burimi iranian, shkruan Reuters. Ky zhvillim shihet si një sinjal i “seriozitetit” të Uashingtonit për arritjen e një marrëveshjeje në bisedimet që po zhvillohen në Islamabad.
Delegacionet e SHBA-se dhe Iranit kanë mbërritur në Islamabad për bisedimet e paqes të planifikuara të mbahen sot në kryeqytetin e Pakistanit me qëllimin të gjendet një zgjidhje diplomatike e konfliktit të nisur në fund të shkurtit.
11:15 Bisedimet në Islamabad, zbardhen detaje, zv.presidenti iranian: Dështimi do sjellë…
Zëvendëspresidenti i parë i Iranit, Mohammad Reza Aref, ka ashpërsuar retorikën ndaj SHBA-së pak para bisedimeve të rëndësishme që pritet të zhvillohen në Islamabad. Në një reagim në rrjetet sociale, Aref deklaroi se një marrëveshje paqeje mund të arrihet vetëm nëse Shtetet e Bashkuara veprojnë sipas interesave të tyre, duke iu referuar doktrinës “Amerika e Para” të presidentit Donald Trump.
11:02 Tregjet botërore me sytë nga Pakistani, a do ta ulin bisedimet çmimin e naftës?
Mes pasigurisë që po rrethon armëpushimin e brishtë të SHBA-së me Iranin, zv/presidenti amerikan JD Vance shpreson që në bisedimet e paqes në Islamabad të arrijë përparim drejt mbylljes së një lufte e cila ka sjellë rritjen drastike të çmimeve globale të naftës gjatë muajit të fundit.
Irani dhe Shtetet e Bashkuara kanë zhvilluar në Islamabad bisedimet diplomatike të nivelit më të lartë që nga Revolucioni Islamik i vitit 1979, sipas raportimeve të mediave ndërkombëtare.
Zëvendëspresidenti i SHBA-së, J. D. Vance, ndodhet në Pakistan për bisedime të rëndësishme mes SHBA-së dhe Iranit, që synojnë uljen e tensioneve dhe arritjen e paqes në Lindjen e Mesme.
Top Channel