Shpëtoi nga talebanët, vdes në Poloni/ Vogëlushi afgan helmohet me kërpudha

03/09/2021 18:21

Tragjedia ishte e shkruar për një djalë pesë vjeçar nga Afganistani, i cili arriti të largohej në kohë nga Kabuli së bashku me familjen e tij, por ndërroi jetë pikërisht në vendin ku duhej të ndihej në sigurt, në Poloni.

Fëmija kishte ngrënë së bashku me vëllain e tij pak më të madh disa kërpudha helmuese. Mjekët nuk arritën dot ta shpëtonin 5-vjeçarin, ndërsa fëmija tjetër po lufton në spital me vdekjen. Ai i është bërë një transplant i suksesshëm mëlçie, por nga helmimi iu dëmtua dhe truri e kjo është pjesa më e vështirë, që po e vë tani jetën e tij në rrezik.

Të njëjtat kërpudha i kishte konsumuar dhe motra 17-vjeçare e fëmijëve, por gjendja e saj është e stabilizuar. Familja i mblodhi kërpudhat në një pyll jo shumë larg qendrës së refugjatëve Podkova Lesna, pranë Varshavës, pa e ditur që ai lloj në fakt ishte ndër më helmueset në botë. I ati i djalit kishte punuar për britanikët dhe Londra i kërkoi Polonisë t’i evakuuonte ata nga Afganistani.

Top Channel