Momentet e pabesueshme kur tufa e luanëve rrëzon bufalon 1000 kg në sulmin mizor (fotot)

03/09/2021 15:16

Në fotot e mëposhtme jepen momentet mizore kur një tufë prej tetë luanësh sulmojnë dhe rrëzojnë një bufalo gati 1000 kg të rëndë, në një sulm të ashpër në rezervatin Maasai Mara në Kenia.

Në imazhet bufalo shihet duke u përpjekur të rezistojnë ndaj bishave të egërsuara që e kafshojnë nga të gjitha anët.

Një prej luanëve shihet që ngul dhëmbët e mprehtë në kurrizin e bufalos, ndërsa në të tjerat tufa e luanëve 250 kilogramësh rrethojnë prenë e tyre para se ta vrasin për mishin e të çmuar.

Luanët shihen më tej që mblidhen rrash kafshës së vrarë dhe e copëtojnë të uritur.

Imazhet u morën nga fotografi amator britanik Murray Jacklin nga rreth 30 metra larg.

Ai tregon se luanët u ushqyen për 24 orë me bufalon, deri sa mishi i tij u konsumua.

Luanët afrikanë po shihen gjithnjë e më shpesh duke vrarë bufalo të mëdhenj ndërsa tradicionalisht ata kanë sulmuar vetëm këlyshët më të vegjël.

Por kur tufa e tyre është mjaftueshëm e madhe edhe gjuetia ka tendencë të jetë më mishtore e me e suksesshme.

FOTO GALERI
1/6
Një tufë prej tetë luanësh sulmojnë dhe rrëzojnë një bufalo gati 1000 kg të rëndë, në një sulm të ashpër në rezervatin Maasai Mara në Kenia.

Top Channel