Anglia shkatërron Hungarinë/ Fiton 4-0 në ndeshjen kualifikuese për Botëror

03/09/2021 15:26

Anglia mori një fitore të thellë në mbrëmjen e së enjtes në Budapest ndaj Hungarisë me rezultatin 4-0 për kualifikueset e Botërorit 2022.

Por ky sukses i Tre Luanëve u errësua nga episode racizmi ku viktimë u bënë Raheem Sterling dhe Bellingham. Në fakt mbrëmja nisi me probleme me tifozët hungarezë që filluan të fërshëllenin futbollistët anglezë që kishin mbështetur një gju në tokë si mesazh kundër racizmit.

Por kulmi arriti në momentin kur Raheem Sterling shënoi golin e parë të ndeshjes me tifozët hungarezë që filluan të hidhnin gota me pije kundër futbollistit dhe më pas filluan të bënin fyerje raciste duke imituar tingujt e majmunit. sipas medias vendase, Sterling dhe Berlingham u vunë në shënjestrën e grupimin Brigada e Karpateve që ishte prapa portës angleze. Edhe gjatë evropianit të kësaj vere, tifozët hungarezë  u përfshinë në disa situata kontroverse, por me  atë të kësaj të enjteje duket se arritën kulmin.

I pari që reagoi në situatën e krijuar në fushë ishte Declan Rice se mori një nga gotat e hedhura në momentin e golit të Sterling duke bërë sikur po pinte pijen u duke iu përgjigjur këtij gjesti racist që të kujton veprimin e Dani Alves disa vite më parë në Spanjë.

Ma pas u panë reagime të shumta edhe në median britanike, ndërkohë që shfaqi indinjatën e tij edhe kryeministri britanik, Boris Johnson me anë të një postimi në rrjetet sociale. ‘Është e papranueshme që lojtarët e Anglisë të pësonin fyerje raciste në ndeshjen ndaj Hungarisë-shkruante në postimin e tij në Twitter, Johnson-i kërkoj FIFA të marrë masa të forta për përgjegjësit dhe të siguroje se kjo lloj sjellje e shëmtuar të mos shihet më kurrë.’

Top Channel