Aksident në Kashar, furgoni përplaset me kamionin me materiale ndërtimi. Bllokohet trafiku

03/09/2021 12:50

Një aksident ka ndodhur në Kashar, gjë që ka shkaktuar radhë të gjatë automjetesh në një korsi të rrugës.

Në pamjet e siguruara nga Top Channel duket se një kamion që po transporton materiale ndërtimi ka frenuar, ndërsa furgoni mbrapa, nuk ka respektuar distancën dhe nuk ka arritur të kontrollojë shpejtësinë.

Për pasojë, materialet e ndërtimit kanë thyer xhamin e furgonit që ndodhej mbrapa. Edhe kamioni nuk kishte vendosur shenjën vizive pas hekurave që shoferët të bëjnë kujdes. Mbetet e paqartë si është gjendja e shoferit të furgonit.

Top Channel