Thërrmoheshin të gjithë, NASA “me zor” arrin të marrë një gur në Mars

03/09/2021 13:39

Sonda e NASA-s për eksplorimin e hapësirës ka arritur të marrë me sukses kampionin e parë të një guri në Mars për ta sjellë në Tokë, pas disa tentativash të dështuara për të sjellë qoftë dhe një gur të vetëm nga planetit i kuq.

Inxhinieri kryesor Adam Steltzner e quajti “një kampion me bazë perfekte”. “Nuk kam qenë kurrë më i lumtur të shoh një vrimë në gur”, shkroi ai në Twitter të enjten. Një muaj më parë, pajisja “Perseverance” gërmoi në gurë më të butë dhe kampionët u thërrmuan e nuk hynon brenda  tubit të titaniumit.

Sonda udhëtoi për gjysmë milje për një vend më të mirë me qëllimin ta provonte sërish. Pjesëtarët e ekipit kanë analizuar të dhënat dhe fotografitë para se ta shpallnin këtë përpjekje një sukses. “Perserverance” arriti në këtë planet në muajin shkurt në kërkim të gurëve që mund të dëshmojnë dëshmi të jetës së lashtë atje.

NASA planifikon të nisë edhe të tjera anije kozmike për të marrë kampionët e mbledhur nga Perseverance. Shpresat janë që brena një dekade të sillen 36 të tilla.

 

Top Channel