Të akuzuar për trafik ndërkombëtar kokaine dhe pastrim parash, SPAK godet grupin kriminal, dërgohen në gjyq 24 persona Ky është momenti kur të burgosurit Arbër Çekaj dhe Fatmir Pjetri tentojnë arratisjen nga burgu 313, në Tiranë. Sikurse shihet në videon e siguruar nga “Top Channel” ata zbresin me një litar çarçafësh.
I pari që zbret është Fatmir Pjetri, ai duket që mban në dorë një send, me të cilin dyshohet se dhunoi edhe policin e burgut. Sapo ulet dhe tenton të zbresë shkallët atij i dalin përpara dy policë, por nuk dihet se ç’ndodh më pas pasi filmimet ndërpriten. Të njëjtën lëvizje ka bërë edhe Arbër Çekaj, por ai nuk ishte i pajisur me sende të ftohta.
Fatmir Pjetri dhe Arbër Çekaj tentuan arratisjen nga burgu rreth një muaj më parë.
Ndërsa ditën e djeshme Top Channel mësoi se hetuesit kanë kërkuar rregulloren e brendshme të burgjeve, se si veprohet çfarë parashikon ajo dhe nëse gardianët lëvizin apo ajo nga regjimi i brendshëm.
Gjithashtu ata kërkojnë informacion se kush e ka dhënë urdhrin për të lëvizur nga ambientet e vendit ku qëndronin, pasi Çepele tentoi të vrasë veten. Një tjetër verifikim që po kryen grupi hetimor është edhe kartela mjekësore e Lulzim Çepelës që tentoi vetëvrasjen, nëse duhej të çohej apo jo në spital.
Mësohet se hetuesit janë duke verifikuar edhe kamerat e jashtme të burgut 313, nëse ka pasur apo jo ndonjë makinë apo persona të dyshimtë që prisnin jashtë ambienteve të burgut Çekajn dhe Fatmir Pjetrin me qëllim largimin e tyre.
Burimet për Top Channel bëjnë me dije së për të mësuar nëse të burgosurit janë ndihmuar nga persona të tjerë apo jo, e nëse tentativa arratisjes së tyre ka qenë e mirëroganizuar.
Kërkesa e prokurorit të çështjes, Bajram Brecani synon të sqarojë e të hedhë dritë mbi zyrtarë të tjerë të 313 që dyshohet se bashkëpunuan duke larguar policët e regjimit të brendshëm, të cilët urdhëruan të shoqërojnë Çepelen jashtë burgut pavarësisht se kjo ishte e ndaluar.
“Kemi verifikuar paraprakisht dëmtimet që kishte Çepele, i cili nuk kishte plagë me rrezik për jetën dhe për këtë arsye do merret dëshmia edhe e mjekes se në çfarë shkalle e konsideroi ajo vetdëmtimin e të burgosurit”, tha një pjesëtar i grupit të hetimit për Top Channel.
Top Channel