Nju Jorku përjeton “apokalipsin”, dhjetëra viktima. Pamjet e shkatërrimeve

03/09/2021 12:28

Ka shkuar në 45 bilanci i viktimave të uraganit Ida, të përplasur me erëra të dhunshme dhe shira të rrëmbyer në verilindje të Shteteve të Bashkuara.

Ndër to, është edhe një djalë 2 vjeçar. Nju Jorku dhe Nju Xhersi janë përballur me të paprecedentë shiu, të cilat kanë shkaktuar dhe vërshimin e vrullshëm të ujërave.

Shumica e viktimave e gjetën vdekjen pikërisht kur ujërat rrëmbyen makinat e tyre. Tragjike ishin dhe rastet e disa personave që u mbytën në bodrumet e apartamenteve, pasi nuk arritën të dilnin në kohë. Nju Xhersi ka dhe numrin më të madh të vdekjeve, 23. Që të dy shtetet shpallën gjendjen e jashtëzakonshme.

Presidenti Joe Biden u shpreh se nevojiten investime historike për t`i bërë ballë krizës së klimës. Si të mos mjaftonin përmbytjet, disa zona të vendit u përballën dhe meë një seri tornadosh, që lanë pas vetëm shkatërrim.

Stuhia Ida goditi shtetin e Luizianës të dielën, si uragan i kategorisë 4, dhe i tmerroi banorët e Nju Orlinsit duke u mbërritur në dere pikërisht në kohën e përvjetorit të uraganit Katrina, që thuajse e shkatërroi qytetin.

Top Channel