3 persona kanë humbur jetën si pasojë e Covid 19 në vendin tonë.

Viktimat janë një 65-vjeçar nga Shkodra, një 68-vjeçar nga Tirana dhe një 84-vjeçar nga Durrësi. 2.508 shtetas e kanë humbur betejën me Covid, që prej fillimit të pandemisë në vendin tonë.

895 qytetarë janë konfirmuar pozitivë me koronavirus, nga 5901 testime të kryera gjithsej.

Aktualisht janë 11.288 pacientë aktivë në të gjithë vendin. Në Spitalin Infektiv po marrin trajtim 114 pacientë, nga të cilët 19 janë në gjendje më të rënduar.

Ministria e Shëndetësisë njofton se janë shëruar 519 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 135.321.

Statistika (03 Shtator 2021)

Raste të reja ditore 895
Të shëruar në 24 orë 519
Të shtruar në spitale 114
Humbje jete në 24 orë 3
Testime ditore 5,901

Testime totale 1,065,642
Raste pozitive 149,117
Raste të shëruara 135,321
Raste Aktive 11,288
Humbje jete 2,508

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 4171
Shkodër 1915
Vlorë 880
Durrës 902
Fier 778
Lezhë 688
Elbasan 596
Berat 412
Gjirokastër 281
Korçë 270
Kukës 226
Dibër 169

Top Channel