E hënë, 07 Mars 2022
09:47
Koridoret humanitare/ Ukraina reagon pas deklaratës së Rusisë: Plotësisht imoral

Ukraina ka thënë se propozimi i Rusisë për korridoret humanitare që çojnë refugjatët në Bjellorusi ose Rusi ishte “plotësisht imoral”.

09:44
Arteta: Penalltia e humbur në “Euro 2020”, e shkëlqyer për karrierën e Saka

Trajneri i Arsenalit, Mikel Arteta, mendon se humbja e penalltisë nga Bukayo Saka në finalen e “Euro 2020” ishte “e shkëlqyer për karrierën e tij”. Këtë deklarate trajneri spanjoll e dha pas fitores 2-3 në fushën e Watfordit, sfidë në të cilin talenti anglez pati një rol kyç.

09:39
Po kalonte 6 emigrantë të paligjshëm drejt Tiranës, arrestohet 50-vjeçari nga Saranda

Një 50-vjeçar nga Saranda, me iniciale A.D., u arrestua nga policia pasi u kap duke transportuar 6 emigrantë të paligjshëm, drejt Tiranës.

09:31
Kina do të ofrojë ndihmë humanitare për Ukrainën

Ministri i Jashtëm i Kinës, Wang Yi, ka njoftuar se Kryqi i Kuq i Kinës do të ofrojë ndihmë humanitare për Ukrainën.

09:30
Përfshihet nga flakët banesa në Surrel

Një banesë është përfshirë nga flakët këtë mëngjes në fshatin Surrel në Tiranë.

09:18
Apeli i Kryemadhit në ditën e “7 Marsit”: Politika të bëjë më tepër për mësuesit

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi ka uruar sot të gjithë mësuesit në ditën e 7-Marsit, në këtë festë shumë të rëndësishme të nderimit të figurës së mësuesit.

09:18
Ministria e Jashtme ruse akuzon Greqinë për fushatë kundër Rusisë: Armët do ju kthehen mbrapsh

Zëdhënësja  e Ministrisë së Jashtme ruse, Maria  Zakharova në një postim të saj në faqen e ambasadës ruse në Facebook, ka akuzuar Greqinë, ku sipas saj, po zhvillohet  një fushatë e paprecedentë antiruse, duke theksuar ndër të tjera se “zyrtarët e lartë të Athinës i lejojnë vetes të bëjnë akuza të rënda kundër Rusisë dhe lidershipit të saj”.

09:09
Bardh Spahia drejt fitores në Shkodër, “kokë më kokë” për votat e fundit me kandidaten e PS

Gara për kryetarin e bashkisë së Shkodrës vijon ende pasi janë numëruar kutitë në 148 nga 250 qendra votimi.

09:01
7 Marsi, Rama uron të gjithë mësuesit me mesazhin e veçantë

Kryeministri Edi Rama ka qenë i pari që ka uruar festën e “7 Marsit” për të gjithë mësuesit në këtë ditë të shënuar për ta.

08:43
Përfundon numërimi i votave në Rrogozhinë, PS merr sërish fitoren

Numërimi ka përfunduar në Bashkinë Rrogozhinë, fitoren e së cilës e morën sërish socialistët ndërsa në vendin e dytë u rendit kandidati i PD-së.

08:40
Vranësira dhe reshje shiu, si do të jetë moti gjatë ditës së sotme

Gjatë ditës së sotme, pjesa më e madhe e territorit do të përfshihet nga vranësira të shoqëruara me reshje shiu, të paktën në ultësirën perëndimore.

08:31
Gara për bashkinë e Lushnjes/ Eriselda Sefa drejt fitores

Kandidatja e PS-së, Eriselda Sefa është në avantazh në garën për bashkinë Lushnjë. Kanë mbetur për tu numëruar 20 kutitë e fundit në Lushnje ndërsa deri tani, Sefa fiton me diferencë ttë ndjeshme votash. Forcë e dytë është shtëpia e Lirisë dhe vendin e fundit e mban Indrit Sefa i PD.

08:25
7 Marsi, festohet sot festa e mësuesit

Festohet sot në të gjithë vendin festa e mësuesit, 7 marsi.

08:12
Ministria ruse e Mbrojtjes: Do të hapë korridore të reja humanitare në Ukrainë

Ministria ruse e Mbrojtjes tha se do të ndalojë të shtënat të hënën, për të lejuar civilët të largohen nga shtëpitë e tyre në qytetet ukrainase të Kievit, Kharkiv, Sumy dhe Mariupol.

01:14
Rrogozhina zgjedh kryebashkiakun e ri/ Kryeson Edison Memolla, pas tij kandidati i “Shtëpisë së Lirisë”

Procesi i numërimit për zgjedhjet e pjesshme lokale ka nisur në bahkinë Rrogozhinë.

00:54
Zgjedhjet e pjesshme lokale/ PS merr bashkinë e Vorës! Nis numërimi i votave

Zgjedhësit e Vorës, Shkodrës, Durrësit, Dibrës, Lushnjës e Rrogozhinës votuan sot në zgjedhjet e pjesshme lokale për të caktuar kryetarin e ri të bashkisë. Mbi 160 mijë qytetarë me të drejtë vote iu përgjigjen thirrjes për të marrë pjesë në votime mes kandidatëve të PS-së, PD-së dhe koalicionit “Shtëpia e Lirisë”, por në qendrat e votimit pati një numër të ulët pjesëmarrësish.

00:49
Gara në bashkinë Shkodër/ Kryeson Bardh Spahia i “Shtëpisë së Lirisë”

Kandidati i koalicionit “Shtëpia e Lirisë”, Bardh Spahia  kryeson deri më tani gjatë numërimit të votave në Shkodër.

00:45
Gara brenda të djathtëve! “Shtëpia e Lirisë” e Berishës më shumë vota se Partia Demokratike në 3 bashki

Zgjedhjet e pjesshme të 6 marsit ishin dhe një garë brenda së djathtës, ku garon Partia Demokratike e drejtuar nga Lulzim Basha dhe koalicioni i Lëvizjes Socialiste për Integrim dhe Sali Berishës “Shtëpia e Lirisë”.

00:18
Gara për bashkinë e Lushnjës/ Në avantazh Eriselda Sefa, forcë e dytë “Shtëpia e Lirisë”

Kandidatja e PS-së, Eriselda Sefa është në avantazh deri më tani në garën për bashkinë Lushnjë.

00:18
Durrësi zgjedh kryebashkiakun e ri/ Qendrat e numërimit janë gati, priten numëruesit

Procesi i numërimit në Durrës nuk ka nisur ende, dhe pse kutitë e votimit kanë mbërritur pak orë më parë.

E diel, 06 Mars 2022
23:51
Vorë, fiton PS/ PD-ja në vendin e tretë, merr një të tretën e votave të “Shtëpisë së Lirisë”

Blerim Shera i Partisë Socialiste është zgjedhur kryetari i ri bashkisë së Vorës për një mandat 1-vjecar me 7530 vota.

23:49
Nis procesi i numërimit të votave në Lushnjë

Edhe në Lushnjë ka nisur procesi i numërimit të votave.

23:21
Nis procesi i numërimit të votave në Rrogozhinë

Procesi i numërimit të votave ka nisur në Rrogozhinë, pas më shumë se pesë orësh.

22:54
Shera shpallet fitues në Vorë: Do vijojmë me projektet dhe rindërtimin

Kandidati i PS-së në Vorë, Blerim Shera ka folur pasi u shpall fitues, duke falënderuar qytetarët që e votuan.

22:53
‘Gjigantët’ francezë të luksit tërhiqen përkohësisht nga Rusia

‘Gjigantët’ francezë të luksit kanë vendosur të bashkohen me firmat e tjera duke njoftuar se do të pezullojnë shitjet në Rusi, për shkak të luftës në Ukrainë.

22:44
Gjendja e luftës në Ukrainë, një milion refugjatë kalojnë në Poloni

Shërbimet kufitare në Poloni njoftojnë se në shumë se një milion refugjatë kanë kaluar tani kufirin nga Ukraina në Poloni që nga fillimi i pushtimit rus më 24 shkurt.

22:43
Abazoviç paralajmëron sanksione shtesë kundër Rusisë

Mali i Zi është i gatshëm t’i zgjerojë sanksionet kundër Rusisë për të mbështetur deri në fund politikën e jashtme të Bashkimit Evropian, tha të shtunën zëvendëskryeministri dhe mandatari për qeverinë e re të Malit të Zi, Dritan Abazoviç, në një bisedë telefonike me të dërguarin e SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar.

22:27
Qindra mjekë ukrainas zhvillojnë kurs online të kirurgjisë së luftës

Qindra mjekë ukrainas kanë marrë pjesë në një kurs online të kirurgjisë së luftës. Kursi, me bazë në MB, u organizua nga Dr. David Nott, i cili ka mësuar kujdesin shëndetësor të konfliktit në të gjithë botën, dhe nga Dr. Henry Marsh, një neurokirurg me lidhje të thella me Ukrainën.

22:25
Berisha: Doktor Luan Hoti po blen elektoratin me lekë në Manzë

Pak orë pas mbylljes së procesit të votimit në gjashtë bashkitë e vendit, ka reaguar ish-kryeministri Sali Berisha.

22:03
Kryetari i qarkut të Kievit: Tetë civilë të vdekur sot në Irpin

Kryebashkiaku i Irpin Oleksandr Markushyn ka njoftuar se tetë civilë u vranë në mes të një evakuimi në Irpin, një lagje në perëndim të Kievit, pas bombardimeve intensive të së dielës.

21:41
Ndeshja e 400-të në karrierë, Daja udhëheq Ballkanin drejt titullit kampion

Skuadra e Ballkanit, e cila drejtohet nga trajneri Ilir Daja, ka marrë kryesimin e BKT Superligës, pas fitores 1-0 ndaj Llapit këtë të diel.

21:31
TikTok pezullon përkohësisht disa shërbime në Rusi

TikTok ka njoftuar ditën e sotme se pezullon disa funksione të tij në Rusi. Në kuadër të ligjit të ri të lajmeve të rreme në Rusi, TikTok pezullon transmetimin e drejtpërdrejtë dhe përmbajtjen e re në shërbimin e videove.

21:24
Veliaj: Kemi fituar bashkinë e Vorës me 70%, do t’ju shërbejmë të gjithëve njësoj

Kandidati i Partisë Socialiste, Blerim Shera u shpall kryebashkiaku i ri i bashkisë Vorë.

21:14
Sefa: Kushtet atmosferike nuk ishin në favor të lushnjarëve

Kandidati i PD-së në Lushnje, Indrit Sefa tha këtë të diel, pas mbylljes së procesit të votimit tha se kushtet atmosferike nuk ishin në favor të pjesëmarrjes së lartë në zgjedhje, por shumë lushnjarë e ushtruan të drejtën e tyre kushtetuese.

21:09
Gruaja bën veprimin human, strehon kafshët në kohë lufte

Në mes të luftës dhe frikës për jetën, Sandra Ishchenko është shprehur e gatshme të strehojë kafshët shtëpiake të mbetura pas në Kiev.

21:07
Apeli i ish-kryeministres ukrainase: Mbyll qiellin mbi Ukrainën

Ish-kryeministrja e Ukrainës Julia Tymoshenko u ka bërë thirrje aleatëve të vendit që të “mbyllin qiellin” mbi Ukrainën.

20:52
Bombardime pranë Kievit! Vriten civilët duke ikur, Rusia kërcënon fqinjët e Ukrainës

Civilët që tentonin dëshpërimisht largimin nga Irpini, vetëm 20 km larg Kievit, u përballën me bombat ruse.

20:51
PS fiton Vorën, PD del forcë e tretë!

Partia Socialiste ka fituar zgjedhjet e pjesshme të 6 marsit në Bashkinë e Vorës.

20:49
Vijon dorëzimi i materialeve zgjedhore në pesë bashkitë e vendit

Dorëzimi i materialeve të votimit vijon në të pesë bashkitë e vendit.

20:46
Netflix pezullon projektet nga Rusia

Netflix ka ndërprerë të gjitha projektet dhe blerjet nga Rusia për shkak të luftës në Ukrainë, raporton Variety.

20:39
Sulmi në centralin atomik, Putin: Ishte provokim/ Rusët “shpërthejnë” kundër presidentit

Përpjekjet për ta bindur Vladimir Putinin t’i japë fund mësmyjes, vazhdojnë intensivisht.

20:37
Rrogozhinë, kutitë e votimit futen në një qendër numërimi

Kutitë e votimit në Rrogozhinë janë futur në një qendër numërimi po në këtë bashki.

20:30
Dita e 11-të e luftës! Moska po përgatit sulmin mbi Odesa, Zelensky bisedon me Biden

Kjo e diel ka shënuar ditën e njëmbëdhjetë të luftës që nga fillimi i pushtimit rus të Ukrainës. Përparimi i ushtrisë ruse është ngadalësuar ditët e fundit, por akoma nuk është e qartë se kjo ka ndodhur si pasojë e rezistencës ukrainase apo ndryshimit të një strategjie ushtarake veçanërisht pas dështimeve të para të ushtrisë ruse. Në Mariupol, në juglindje të vendit, vazhdon rrethimi i qytetit, i cili prej gati një jave është pa ujë, pa energji elektrike dhe pa ngrohje. Armëpushimi i shpallur të shtunën nga Rusia nuk u respektua nga ushtria ruse, ndërsa evakuimi i njerëzve nga qyteti ishte i pamundur. Në veri të vendit, ushtria ruse po përpiqet të rrethojë Kievin, ndërsa mësohet se konflikti është përshkallëzuar në periferi të qytetit. Sulmet dhe bombardimet ndaj popullatës civile vazhdojnë edhe në pjesën tjetër të vendit.

20:27
Shqipëria siguron tre medalje! Kampionati ballkanik i atletikës, një medalje siguroi Smajlaj dhe dy Luiza Gega

Shqipëria koleksionon 3 medalje ndërkombëtare në edicionin e 27-të të kampionatit ballkanik të atletikë të sallave që u zhvillua në Stamboll të Turqisë.

20:21
Pasojat e luftës në Rusi, dorëhiqet shefi i Teatrit Bolshoi

Dirigjenti Tugan Sokhiev ka njoftuar dorëheqjen e tij nga posti i tij si drejtor muzikor dhe kryedirigjent i teatrit, në Teatrin Bolshoi me famë botërore në Moskë.

20:19
Ukrainasit kanë plan “vazhdimësie të qeverisë” nëse Zelensky vritet

Lufta Ukrainë-Rusi vazhdon duke shtuar numrin e viktimave dhe rrezikun në Ukrainë.

20:12
Filmi i presidentit Zelensky po bën xhiron e botës

Shtete të ndryshmë të botës kanë nisur të blejnë të drejtat e transmetimit të serialit “Shërbëtori i Popullit” në të cilin ka luajtur presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky.

20:00
Anëtarët e Kongresit: Të lehtësohet transferimi i avionëve luftarakë në Ukrainë

Anëtarët e Kongresit i bëjnë thirrje administratës së Biden që të lehtësojë transferimin e avionëve luftarakë në Ukrainë.

19:45
Gjiknuri: PS do të pranojë çdo rezultat

Sekretari i Përgjithshëm i PS-së, Damian Gjiknuri në një deklaratë për mediat theksoi se zgjedhjet e 6 marsit ishin të qeta dhe pa probleme.

19:41
IAEA: Centrali bërthamor Zaporizhzhia funksionon nën urdhrat rusë

Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë Atomike (IAEA) tha se centrali bërthamor i Zaporizhzhia, funksionon nën urdhrat e Rusisë.

19:26
Pjesëmarrje e ulët në zgjedhjet e pjesshme vendore të 6 marsit/ Votuan 30.33% e qytetarëve

Pjesëmarrja në zgjedhjet vendore është 30.33%, më e ulët se një vit më parë.

19:21
Pak sekonda pas mbylljes së votimit, Balla uron Eriselda Sefën: Nesër vijojmë punën për popullin e Lushnjës

Drejtuesi Politik i Partisë Socialiste Taulant Balla ka reaguar pas përfundimit të procesit të votimit për zgjedhjet e pjesshme vendore të 6 Marsit.

19:21
Evakuimi në Irpin, vriten gjatë rrugës 3 pjestarë të një familjeje

Tre anëtarë të një familjeje, nëna dhe dy fëmijët, janë gjetur të shtrirë të vdekur në trotuar ndërsa janë përpjekur të largoheshin nga Kiev për tu evakuar në Irpin.

19:12
Pritet të shpallet rezultati paraprak i Vorës rreth orës 20:00

Kreu i KQZ-së, Ilirjan Celibashi pritet të shpallë rezultatin paraprak të Vorës në KQZ rreth orës 20: 00 të mbrëmjes.

19:02
Ukrainë, 20,000 qytetarë të huaj kanë aplikuar për të marrë pjesë në luftë

Ministrit i Jashtëm i Ukrainës Dmytro Kuleba ka bërë me dije se gati 20,000 qytetarë të huaj kanë aplikuar për të shkuar në Ukrainë për të luftuar.

18:57
Sot ka disa republika pro-ruse në Evropë

Të hënën, vetëm disa ditë para pushtimit të plotë të Ukrainës, presidenti rus Vladimir Putin njohu pavarësinë e dy republikave të vetëshpallura të Luhanskut dhe Donetskut në pjesën lindore të vendit.

18:49
“Ne po ndiqnim vetëm urdhrat”, pilotët rusë të gjakosur  luten për mëshirë (Pamjet)

Pilotët rusë të gjakosur luten për mëshirë ndërsa filmohen nga ukrainasit,  pasi u qëlluan në fushë.

18:46
Hera e parë që prej Luftës së Dytë Botërore! Krishti “kthehet në bunker”

Statuja e Krishtit Shpëtimtar është hequr nga katedralja armene në Lviv të Ukrainës, e është dërguar në një bunker, për ta mbrojtur prej bombardimeve.

18:43
Çudira në Lushnjë/ Banorët krijojnë kutinë e fshehtë të votimit me dollap e çarçaf

Qendra e votimit në fshatin Zhamë të Lushnjës tregon vullnetin e madh të banorëve për të votuar.

18:39
“E di që je lodhur, por do lodhesh më shumë po të rrish kot”, Braçe apel lushnjarëve të votojnë

Një orë para se të mbyllet orari zyrtar i votimeve, deputeti Erion Braçe u ka kërkuar zgjedhësve lushnjarë të dalin në votime.

18:25
Mbretëria e Bashkuar: Ofrojmë me tepër pajisje mbrojtëse për Ukrainën

Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar, Boris Johnsonme ka zhvilluar një bisede telefonike me Presidentin e Ukrainës, Volodymyr Zelensky.

18:06
Erdogani telefonon Putinin: Mbylle luftën, Turqia gati për…

Një orë në telefon për të bindur Vladimir Putinin t’i japë fund sulmit në Ukrainë: Presidenti turk Rexheo Tajip Erdogan po përpiqet me çdo mënyrë të ndërmjetësojë për fundin e konfliktit, që e vendos në pozitë të vështirë dhe Turqinë anëtare e NATO-s që ruan marrëdhënie të mira si me Kievin, ashtu edhe me Moskën.

18:03
OKB: Më shumë se 360 civilë të vrarë në Ukrainë

Lufta Rusi-Ukrainë vijon të shkaktojë shumë viktima dhe të plagosur.

18:00
Aksidenti tragjik në aksin Fushë Krujë-Milot, shkon në pesë numri i viktimave

Numri i viktimave të aksidentit tragjik të ndodhur mesnatën e mbrëmshme në aksin rrugor Fushë Krujë-Milot ka shkuar në pesë.

17:56
Dështon përpjekja e dytë e evakuimit të civilëve në Ukrainë

Përpjekja e dytë e evakuimit të civilëve nga Mariupol ka dështuar sërish duke shtuar rrezikun.

17:51
I mban ‘peng’ një i dënuar! Burgu i Rrogozhinës mund të jetë qendra e vetme e votimit me pjesëmarrje 100%

Qendra e votimit në burgun e Rrogozhinë mund të jetë e vetmja që arrin një pjesëmarrje të plotë të zgjedhësve.

17:47
Zbardhen detajet e bisedës telefonike, ja çfarë u tha mes Macron-Putin

Presidentit francez, Emmanuel Macron dhe presidenti rus Vladimir Putin kanë zhvilluar një bisedë telefonike për afro dy orë për çështjen më të nxehtë momentalizht, luftën në Ukrainë

17:33
Nënkryetarja e KQZ: Probleme me pajisjet e votimit në disa bashki

Nënkryetarja e KQZ-së, Lealba Pelinku në një komunikim për mediat tregoi informacionet e fundit për problemet me pajisjet.

17:30
I lidh gjaku, jo partia/ Vëllezërit në Lushnjë me bindje të ndryshme politike

Vëllezërit Ibraliu në fshatin Zhamë të Lushnjes i lidh gjaku, por jo bindjet politike.

17:28
Lufta Ukrainë-Rusi, ja shqetësimi më i madh i Mbretërisë së Bashkuar

Mbretëria e Bashkuar është e shqetësuar sepse disa trupa britanike mund të përpiqen t’i bashkohen betejës në Ukrainë.

17:23
Dibra me numrin më të lartë të pjesëmarrjes, Durrësi renditet i fundit

Qytetarët e gjashtë bashkive u janë drejtuar qendrave të votimi për të zgjedhur kryetarin e tyre të bashkisë, për një mandat 1-vjeçar. Pjesëmarrja më e lartë e votuesve u shënua në Dibër. Ku 37.17% e qytetarëve u janë drejtuar kutive të votimit, për të zgjedhur kryebashkiakun me mandatin pothuajse të papërfillshëm.

17:21
Ndërrojnë jetë tre pacientë me Covid, 78 raste të reja në vend

Tre pacientë të infektuar me Covid 19 kanë humbur jetën gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë, ndërkohë që janë shënuar 78 infektime të reja.

17:07
Rusët “do të fshijnë” Odesën/ Zelensky jep alarmin: Bombardimet më të tmerrshme

Rusia po përgatitet për bombardime shkatërrimtare në Odesa, paralajmëroi presidenti ukrainas Volodymir Zelensky gjatë një fjalimi të mbajtur sot.

17:04
21.8% pjesëmarrje, komisioneri i Durrësit: Nuk ka interes nga qytetarët

Një prej komisionerëve të bashkisë Durrës theksoi se nuk ka pasur aq shumë interes të qytetarëve për të votuar këtë gjashtë mars në zgjedhjet e pjesshme vendore në vend.

16:52
Martesë në frontin e parë të luftës!

Dy anëtarë të Forcave të Mbrojtjes Territoriale të Ukrainës, kanë zgjedhur që të martohen në frontin e parë të luftës.

16:51
Zelensky zbulon zonën që pritet të bombardohet nga ushtria ruse

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky tha se forcat ruse po përgatiten të bombardojnë një tjetër qytet të Ukrainës, Odessën.

16:50
“Putini nuk përfaqëson të gjithë rusët”/ Mijëra vetë në rrugë kundër pushtimit

“Stop luftës së Putinit”, “Vendosni paqe” ishin mesazhet në disa nga pankartat që mbanin në duar protestuesit në Hamburg të Gjermanisë, që ashtu si dhjetëra mijëra njerëz të tjerë në mbarë Europën, dolën sërish nëpër rrugë për të shprehur mbështetjen e tyre për Ukrainën.

16:47
Ngelën në mes të borës/ Komisionieri i Shkodrës bën komentin epik

Një prej komisionerëve të ngelur në mes të dëborës në Dukagjin tha për Top Channel se rruga ishte e pakalueshme.

16:41
365 civilë ukrainas të vrarë deri më tani, qindra të plagosur

Të paktën 364 civilë janë konfirmuar të jenë vrarë në Ukrainë, në 11 ditë pushtim nga trupat ruse.

16:27
Për herë të parë në Tiranë! Nis “Fem Fest”, një festival për gruan shqiptare

“Fem Fest”, një festival për gruan shqiptare ka çelur siparin e shfaqejeve artistike të edicionit që vjen në Tiranë për herë të parë dhe jo pa qëllim, por për të dhënë idenë e një 8 Marsi ndryshe.

16:26
Pjesëmarrje e ulët në Lushnjë, më pak se 20%/ Qyteti përfshihet nga reshje të dendura shiu

Në Lushnjë vijon të ketë reshje të dendura shiu dhe shumë pak persona janë drejtuar në 8 qendrat e votimit.

16:24
Blinken: SHBA mund të ndalojë importin e naftës ruse

Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken tha këtë të diel se SHBA po punon me aleatët e saj në Evropë për të shqyrtuar mundësinë e ndalimit të importeve të naftës ruse.

16:09
Dolën kundër luftës, Rusia arreston 2 mijë e 500 protestues

Rreth 2,500 persona u arrestuan këtë të diel, pasi dolën në protestë kundër kundër operacionit ushtarak të Moskës në Ukrainë.

16:04
KQZ përditëson të dhënat, Shkodra dhe Durrësi me pjesëmarrje të ulët

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka përditësuar të dhënat për pjesëmarrjen në zgjedhjet e pjesshme lokale.

15:30
Drejtuan mjetin në mënyrë të parregullt, arrestohen tre persona në Vlorë

Tre persona janë arrestuar në Vlorë, të cilët drejtuan automjetin në mënyrë të parregullt.

15:25
Votojnë kandidatët e Durrësit/ Pjesëmarrje e ulët në votime

Në qytetin e Durrësit vazhdon normalisht procesi i votimit në të gjitha qendrat. Sigurisht që tre kandidatët për bashkinë e qytetit bregdetar kanë votuar ndër të parët në qendrat e votimit respektive.

15:21
Pjesëmarrje e ulët në zgjedhjet e pjesshme lokale

Një pjesëmarrje e ulët është vënë re në votimet e sotme në 6 bashkitë e vendit. Sipas KQZ-së në votime deri në orën 14:00 pjesëmarrja ka qenë 21.16%.

15:19
Zgjedhjet në Lushnje/ Mesazhi i kandidatëve pasi votuan

Kandidati i “Shtëpisë së Lirisë” në Lushnje, Elton bano, pasi hodhi votën në kutinë  e votimit, foli për manipulim zgjedhjesh. Ai tha se njerëz të caktuar nga administrata po manipulojnë procesin.

15:03
Vorë, probleme me komisionerët/ PD akuzon se PS dhe LSI janë bërë bashkë

Palët politike janë përplasur në Vorë pasi Partia Demokratike nuk ka komisionerë zgjedhor në të gjitha qendrat e votimit.

14:45
Anulohen zgjedhjet në Pult e Shosh, Celibashi: Kaloi afati prej 5 orësh

Kreu i KQZ, Ilirjan Celibashi ka bërë me dije se anulohen zgjedhjet në Pult e Shosh duke qenë se komisionerët nuk arritën të shkojnë për shkak të kushteve të motit.

14:35
Goditi të miturin me sende të forta, merret nën hetim 52-vjeçarja/ Procedohen dhe 5 të tjerë

Një 52-vjeçare është marrë nën hetim nga policia, pasi pasi gjatë një konflikti për motive të dobëta, ka goditur me sende të forta një të mitur 9-vjeçar.

14:33
Shkaktoi aksident me vdekje, arrestohet 20-vjeçari/ Në pranga bien dhe 4 të tjerë

Pesë persona kanë rënë në prangat e policisë në Kavajë, pasi akuzohen për vepra të ndryshme penale.

14:30
Putin dhe Macron zhvillojnë një tjetër bisedë telefonike

Presidenti rus Vladimir Putin po zhvillon bisedime me homologun e tij francez Emmanuel Macron, raporton televizioni shtetëror rus.

14:25
Reshjet e dendura të borës, komisionerët e PS mbeten të bllokuar në Qafë Shosh

Moti i keq ka vështirësuar zhvillimin normal të zgjedhjeve në Qafë Shosh.

14:17
Krizë refugjatësh, 1.5 mln njerëz janë larguar nga Ukraina

Më shumë se 1.5 milionë refugjatë nga Ukraina kanë kaluar drejt vendeve fqinje në 10 ditë.

14:14
Bylykbashi: Betejën për Durrësin e kemi vetëm me PS

Oerd Bylykbashi bëri thirrje për të votuar masivisht kandidatin e Shtëpisë së Lirisë Ardian Muka në Durrës.

14:02
Të gjithë presin pranverën, ndërsa në malin e Dajtit vijojnë reshjet e dëborës

Gjatë gjithë natës dhe paraditen e sotme ka pasur reshje të vazhdueshme dëbore në pjesën më të madhe të vendit.

13:53
Putin: Lufta ndaj Ukrainës mbaron vetëm nëse plotësohen dy kushte!

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin ka thënë se lufta do të përfundojë vetëm nëse Ukraina pushon së luftuari.

13:47
Kaso dhe Ristani: Basha nuk gjeti komisionerë në Vorë, por tentoi t’i importonte nga jashtë

Dy përfaqësuesit e Shtëpisë së Lirisë, Ivi Kaso dhe Arben Ristani komentuan për mediat mungesën e komisionerëve të Partisë Demokratike në Vorë.

13:39
“Ngrihuni e bjerini”, senatori amerikan thirrje rusëve: Ndaloni marrëzinë!

“Ngrihuni dhe ndalojeni këtë marrëzi me cdo mënyrë që të mundni”; pas thirrjes polemizuese për të vrarë Vladimir Putin, senatori republikan në SHBA, Lindsey Graham iu drejtua sërish rusëve pas një lidhjeje me Zoom që pati me kreun e shtetit ukrainas Volodymir Zelensky, duke i kërkuar të ngrihen kundër luftës së pakuptimtë të presidentit te tyre.