Kandidatja e PS-së, Eriselda Sefa është në avantazh në garën për bashkinë Lushnjë. Kanë mbetur për tu numëruar 20 kutitë e fundit në Lushnje ndërsa deri tani, Sefa fiton me diferencë ttë ndjeshme votash. Forcë e dytë është shtëpia e Lirisë dhe vendin e fundit e mban Indrit Sefa i PD.

Sefa numëron 8462 vota, Elton Bano 4431 vota dhe Indrit Sefa 1394 vota.

Si në fshat si në qytet, banorët e Lushnjës i kanë besuar sërish Partisë Socialiste drejtimin e Bashkisë. Edhe pse, zgjedhjet e parakohshme aty u zhvilluan për shkak të shpërdorimit të detyrës nga kryebashkiaku i mëparshëm Fatos Tushe, i po të njëjtës force politike. Megjithatë Eriselda Sefa, gruaja e vetme socialistëve në garë, përballe dy demokrateve arriti të fitonte besimin e lushnjareve .

Top Channel