Pjesëmarrje e ulët në Lushnjë, më pak se 20%/ Qyteti përfshihet nga reshje të dendura shiu

06/03/2022 16:26

Në Lushnjë vijon të ketë reshje të dendura shiu dhe shumë pak persona janë drejtuar në 8 qendrat e votimit.

Qyteti ka pjesëmarrje shumë të ulët, më pak se 20 %.

Ndërkohë janë fshatrat me pjesëmarrje më të lartë që ndikojnë më pas në pjesëmarrjen totale që tashmë arrin në 30.23% në bashkinë Lushnjë.

Në vitin 2021 në të njëjtën orë pjesëmarrja ishte gati 39%.

Top Channel