“E di që je lodhur, por do lodhesh më shumë po të rrish kot”, Braçe apel lushnjarëve të votojnë

06/03/2022 18:39

Një orë para se të mbyllet orari zyrtar i votimeve, deputeti Erion Braçe u ka kërkuar zgjedhësve lushnjarë të dalin në votime.

Moti i keq dhe indiferentizmi i qytetarëve ka bërë që në qendrat e votimit të paraqitet një numër i ulët i zgjedhësve.

Përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, Braçe u ka kërkuar qytetarëve të Lushnjës, ku është zgjedhur deputet të dalin dhe të votojnë sepse  “nuk zgjidh asgjë po ndenje”.

DHE VETËM 1 ORË!

E di që bie shi e nuk pushon gjatë gjithë ditës;

E di që është ftohtë dhe ftohtë ishte gjithë ditën;

E di që je lodhur nga punët e ditës;

POR DO LODHESH AKOMA MË SHUMË PO TË RRISH KOT!

Je në Kolonjë-GORRE, RRAPEZ, ARDENICE etj, Je në Bubullimë-PIRRE, I MSHTE, GJONAS, RAPEZ/KOSTURLI, HALILAJ etj, Je ne Krutje-KRUTJE TE POSHTME, FIER TE RI, ZHYME, GJAZE, RUPAJ, NGURREZ TE MADHE E TE VOGEL, Je kudo ne ALLKAJ, ZHELIZHAN, MAZHAJ;

ÇOHU DHE VOTO TANI! KE DHE PAK KOHE DERI NE 19.00! Nuk zgjidh asgjë po ndenje”, shkruan deputeti.

Sipas të dhënave të fundit nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, në Lushnjë kanë votuar 33.99% zgjedhës.

Top Channel