“Putini nuk përfaqëson të gjithë rusët”/ Mijëra vetë në rrugë kundër pushtimit

06/03/2022 16:50

“Stop luftës së Putinit”, “Vendosni paqe” ishin mesazhet në disa nga pankartat që mbanin në duar protestuesit në Hamburg të Gjermanisë, që ashtu si dhjetëra mijëra njerëz të tjerë në mbarë Europën, dolën sërish nëpër rrugë për të shprehur mbështetjen e tyre për Ukrainën.

Pamje të ngjashme mbërrijnë dhe nga Mynihu e qytete të tjera gjermane, ku disa prej pjesmarrësve nuk u mjaftuan vetëm më thirrjet për fundin e luftës, por kërkuan gjithashtu presidenti rus Vladimir Putin të përgjigjet përpara Gjykatës Ndërkombëtare Penale në Hagë.

“Bashkë kundër agresionit rus” ishte motoja që nxori në rrugë edhe tubues në shumë pjesë të tjera të Europës, të cilët i bënë gjithashtu homazh edhe rusëve të guximshëm që pavarësisht represionit, dolën në protesta të ngrinin zërin e tyre kundër pushtimit të Ukrainës. Mijëra vetë u mblodhën edhe përpara Shtëpisë së Bardhë me thirrjet për fundin e pushtimit, dhe një mbështetje më të madhe te Amerikës.

Ushtarët tanë trima po luftojnë në terren, por sulmet më të mëdha, ato që po dëmtojnë civilët e po vrasin njerëz të pafajshëm, janë nga ajri. Problemi më i madh mbeten bombat e raketat ruse. Ne kërkojmë mbrojtje nga qielli, sepse në tokë kemi ushtarët tanë, e mbrojnë ata terrenin. Por nuk bëjmë dot nëse vazhdojnë me këto ritme bombardimet“, u shpreh Hanna Bobrysheva.

Ne duam të tregojmë se Putini nuk është të gjithë rusët. Se ne jemi kundër luftës, jemi kundër kësaj katastrofe që po ndodh, kemi miq ukrainas, kemi të afërm atje. Ata po vuajnë shumë, por edhe populli rus do të vuajë. Thjesht ndoshta nuk e kuptojnë sesi kjo luftë, ky pushtim do t`i prekë edhe ata vetë…”, tha Kate, një ruse që jeton në Virgnia.

Top Channel