Festohet sot në të gjithë vendin festa e mësuesit, 7 marsi.

7 Marsi, festohet në të gjitha shkollat e vendit me aktivitete të shumta në shenjë falënderimi për mësuesit për punën që kryejnë në edukimin e brezit të ri.

134 vite më parë në qytetin e Korçës u hap Mësonjëtorja e Parë Shqipe, një ngjarje me rëndësi madhore në përpjekjet e popullit shqiptar për të krijuar shkollën e vet kombëtare.

7 Marsi, Dita e Mësuesit, shënohet si një ngjarje me rëndësi kulturore në gjitha trojet tona shqipetare. Në këtë ditë ne të gjithë së bashku kujtojmë mësuesit tonë të parë që na mësojnë shkonjat shqipe, na mësojnë se si ta duam dhe ta respektojme atdheun.

 

 

Top Channel