Zbardhen detajet e bisedës telefonike, ja çfarë u tha mes Macron-Putin

06/03/2022 17:47

Presidentit francez, Emmanuel Macron dhe presidenti rus Vladimir Putin kanë zhvilluar një bisedë telefonike për afro dy orë për çështjen më të nxehtë momentalizht, luftën në Ukrainë

Pas bisedës së tyre telefonike për afro dy orë, zbardhim disa detaje të bisedës mes  Putin dhe Macron.

Mësohet se Macron i ka kërkuar Putinit që t’i jepte fund sulmit rus dhe të garantonte sigurinë e vendeve bërthamore të Ukrainës pasi granatimet shkaktuan një zjarr në vendin e uzinës bërthamore të Zaporizhzhia.

Ndërsa disa media në Kremlin thonë se Putin fajësoi ukrainasit për incidentin e centralit bërthamor. Ai thekson se incidenti ka qenë një provokim i organizuar nga radikalët ukrainas.

Nga ana tjetër, Putini është përgjigjur se Rusia nuk kërkon të sulmojë centralet bërthamore. Burime nga presidenca francese bëjnë me dije se Putin i ka thënë Macron se Rusia do t’i arrijë qëllimet e saj përmes negocimit ose luftës.

Po ashtu, Putin mësohet të ketë thënë se përpjekjet e së shtunës për të evakuuar civilët  në Mariupol dhe Volnovakha kishin dështuar sepse “nacionalistët ukrainas” refuzuan t’i linin njerëzit të largoheshin. Sipas tij, Ukraina përdori armëpushimet e përkohshme vetëm për të përforcuar dhe forcuar veten dhe jo për të ndihmuar qytetarët e saj.

Më herët gjatë ditës së sotme, Kryqi i Kuq ka njoftuar sot se të dy palët, Ukraina dhe Rusia, nuk kishin arritur të bien dakord për detajet se si do të funksiononin evakuimet. Kjo shpjegon edhe faktin që pushtimet në Ukrainë kane vijuar edhe gjatë armëpushimeve të shtunën dhe të dielën.

Top Channel