Dy iranianë akuzohen për komplot terrorist ndaj komunitetit hebre në Mançester, dyshohet se përdorën aplikacione të koduara për të siguruar pajisje shpërthyese Përpjekjet për ta bindur Vladimir Putinin t’i japë fund mësmyjes, vazhdojnë intensivisht.
Presidentit rus i telefonoi edhe shefi i Elizesë, Emmanuel Macron, i cili këmbënguli me forcë të mbyllen sa më parë luftimet dhe të garantohet në mënyrë të veçantë siguria e komplekseve bërthamore, kompromentimi i së cilës nuk do të përbënte rrezik vetëm për Ukrainën por për të gjithë Europën. Putini i është kthyer homologut francez me fjalët: “Rusia do t`i arrijë qëllimet e saj ose me negociata, ose me luftë”.
Sa për incidentin në kompleksin më të madh atomik europian, atë të Zaporizhjas, kreu i shtetit rus e kishte dhe për këtë gati përgjigjen: Ishte një provokim i radikalëve ukrainas, i tha ai homologut francez, teksa Ukraina fajësoi hapur trupat ruse për goditjen krejtësisht të pamatur te kompleksit. Kremlini u përpoq të tregonte se personel rus dhe ukrainas po punojnë së bashku tani për të garantuar sigurinë e centralit, kur sipas tij, nivelet e rrezatimit tashmë janë sërish normale.
Edhe për dështimin e evakuimit të civilëve nga qytetet jugore të Mariupolit dhe Volnovakhas, presidenti rus fajësoi “nacionalistët ukrainas”, të cilët sipas tij, refuzuan t’i lejonin njerëzit që të largoheshin dhe armëpushimin e përkohshëm, e përdorën vetëm për të forcuar radhët e tyre. Pavarësisht drojës së shpagimit nga ana e autoriteteve, rusët e kanë sfiduar sërish presidentin e tyre me protesta në mbarë vendin. Forcat e rendit ndërhynë egërsisht duke vënë në pranga të paktën 3500 protestues, raporton BBC.
Sipas organizatës për të drejtat e njeriut OVD-Info, 10,946 persona janë arrestuar deri më tani në protestat kundër luftës në Ukrainë, që kur Moska urdhëroi pushtimin e vendit fqinj në 24 shkurt.
Top Channel