Shera shpallet fitues në Vorë: Do vijojmë me projektet dhe rindërtimin

06/03/2022 22:54

Kandidati i PS-së në Vorë, Blerim Shera ka folur pasi u shpall fitues, duke falënderuar qytetarët që e votuan.

“Falënderoj qytetarët s’na ngelet asgjë tjetër veçse të vijojmë projektet dhe me rindërtimin”, tha Shera.

Partia Socialiste ka fituar zgjedhjet e pjesshme të 6 marsit në Bashkinë e Vorës. Kandidati socialist Blerim Shera mori 7.530 vota, i ndjekur nga kandidati i “Shtëpisë së Lirisë”, Lulzim Vrana, i cili mori 2.598 vota. Në vend të tretë u rendit Ymer Marku, kandidati i Partisë Demokratike, i cili mori vetëm 687 vota.

Kryetari i KQZ-së, Ilirjan Celibashi, në një deklaratë për mediat, dha rezultatin e zgjedhjeve të pjesshme në Bashkinë e Vorës.

Kush është Blerim Shera?

Blerim Shera është mësues me profesion, i kthyer nga emigracioni në Itali para pak vitesh. Para se të hynte në garë, Sheraj mbante statusin e  mësuesit të një shkollë 9-vjeçare. Shera u prezantua nga Drejtuesi politik i PS-së për qarkun e Tiranës, Erion Veliaj më 13 shkurt në Vorë.

Sheraj zëvendëson Agim Kajmakun, i shkarkuar nga KQZ-ja për shkeljen e ligjit të dekriminalizimit.  Kajmaku u akuzua për falsifikim të formularëve dhe ushtrim i funksioneve pas dhënies fund të detyrës.

Top Channel