Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi ka uruar sot të gjithë mësuesit në ditën e 7-Marsit, në këtë festë shumë të rëndësishme të nderimit të figurës së mësuesit.

Me anë të një mesazhi në faqen e saj zyrtare ne “Facebook”, Kryemadhi shkruan se arsimtarët e vendit për vite me radhë kanë afruar kombin tonë me dritën e dijes, duke promovuar vlerat më të mira, e duke nxitur një botëkuptim europian e perëndimor për brezin e ri.

Sipas saj, mësuesit janë aseti më i vyer për përgatitjen e fëmijëve dhe rinisë tonë për të ardhmen.

Në këtë ditë Kryemadhi nuk nguroi të bëjë një apel për politikën në vend. Ajo tha se politika duhet të bëjë  më tepër për mësuesit, mësueset dhe çdo arsimtar, që sot meritojnë paga më të larta, kushte më të mira pune dhe status më të lartë në shoqëri.

Kryemadhi tha se kontributi i vyer i mësuesve në shoqëri mbetet i përjetshëm për “Shqipërinë tonë”.

Top Channel