Dy iranianë akuzohen për komplot terrorist ndaj komunitetit hebre në Mançester, dyshohet se përdorën aplikacione të koduara për të siguruar pajisje shpërthyese Një orë në telefon për të bindur Vladimir Putinin t’i japë fund sulmit në Ukrainë: Presidenti turk Rexheo Tajip Erdogan po përpiqet me çdo mënyrë të ndërmjetësojë për fundin e konfliktit, që e vendos në pozitë të vështirë dhe Turqinë anëtare e NATO-s që ruan marrëdhënie të mira si me Kievin, ashtu edhe me Moskën.
Erdogan i ka kërkuar homologut rus të shpallë armëpushimin, të hapë korridoret humanitare dhe të nënshkruajë një marrëveshje paqeje, njoftoi zyra e presidentit turk. Ky i fundit ka insistuar në telefonatën me Putinin se Ankaraja është e gatshme të kontribuojë në një zgjidhje paqësore të konfliktit.
Sipas deklaratës, Erdogan e filloi bisedën me fjalinë: “Le ta hapim së bashku rrugën për paqen”. Ajo që lideri turk kërkoi tjetër ishte mbajtja e bisedimeve në “nivel udhëheqësish” mes Rusisë dhe Ukrainës, të cilat të zhvillohen në Turqi. Ministri i jashtëm turk, Mevlüt Çavuşoğlu përcolli shpresën se homologët e tij rusë dhe ukrainas do të takohen me njëri-tjetrin në Forumin e Diplomacisë në Antalia, që mbahet në datat 11 deri në 13 mars.
Një ftesë e tillë u mirëprit nga ambasadori i Moskës në OKB, Gennady Gatilov, i cili e përshkroi si një “ide mjaft të mirë” takimin mes dy ministrave. Kreu i diplomacisë ruse, Sergei Lavrov konfirmoi se ai vetë, do të marrë pjesë.
Top Channel