Ministria ruse e Mbrojtjes: Do të hapë korridore të reja humanitare në Ukrainë

07/03/2022 08:12
People board an evacuation train from Kyiv to Lviv, at Kyiv central train station, amid Russia's invasion of Ukraine, in Kyiv, Ukraine March 6, 2022. REUTERS/Gleb Garanich

Ministria ruse e Mbrojtjes tha se do të ndalojë të shtënat të hënën, për të lejuar civilët të largohen nga shtëpitë e tyre në qytetet ukrainase të Kievit, Kharkiv, Sumy dhe Mariupol.

Sipas mediave shtetërore, Rusia ka bërë me dije se pavarësisht shkeljes së vazhdueshme të marrëveshjeve të mëparshme, do të hapë korridore të reja humanitare nëpër qytete të shumta të Ukrainës për të lejuar evakuimin e civilëve.

Sipas ministrisë ruse të mbrojtjes, armëpushimi do të ndodhë nga ora 10:00 me orën e Moskës, me rrugë evakuimi të vendosura në kryeqytetin Kiev, si dhe në Kharkiv, Mariupol dhe Sumy.

Nga pala ukrainase akoma nuk ka ardhur ndonjë prononcim rreth kësaj çështjeje.

Në fundjavën që lam pas, dështuan dy përpjekje për të hapur një rrugë evakuimi për civilët nga Mariupol në juglindje të vendit. Sipas pretendimeve të zyrtarëve ukrainas kjo erdhi për shkak se Rusia shkeli marrëveshjen e armëpushimit për të cilën kishin rënë dakort dhe vazhdoi të bombardontet në qytet.

Top Channel