Dy iranianë akuzohen për komplot terrorist ndaj komunitetit hebre në Mançester, dyshohet se përdorën aplikacione të koduara për të siguruar pajisje shpërthyese Civilët që tentonin dëshpërimisht largimin nga Irpini, vetëm 20 km larg Kievit, u përballën me bombat ruse.
Qyteti është goditur egërsisht me zjarr artilerie e sulme ajrore, sepse qëndron në rrugën e trupave të Moskës drejt kryeqytetit ukrainas. Raportohet për disa civilë të vrarë në këtë zonë; Wall Street Journal thotë se mes tyre ishin dhe dy prindër bashkë me fëmijën e tyre, trupat e pajetë të të cilëve u panë të dergjeshin në tokë pranë monumentit të ushtarëve të vrarë gjatë luftës së Dytë Botërore, ndërsa ngjitur me ta ishte dhe një valixhe e vogël gri, e vetmja qe mesa duket kishin arritur te merrnin me vete në kaosin e largimit.
Më herët, presidenti ukrainas Volodymir Zelensky paralajmëroi se Rusia
po përgatitet për bombardime shkatërrimtare në Odessa. Qyteti i njohur port në brigjet e Detit të Zi duket se do të përballet me të gjithë furinë e ushtrisë ruse, që nuk arriti të merrte ashtu siç shpresonte, kryeqytetin Kiev. Goditja e Odesës “do të përbënte një krim lufte”, tha Zelensky që e bëri në rusisht një pjesë të deklaratës, teksa u kërkoi rusëve të zgjedhin mes jetës dhe skllavërisë, në një kohë kur siç tha, është ende e mundur të mposhtet e keqja, pa humbje të pariparueshme.
“Ata po përgatiten të bombardojnë Odesën. Odesën, qytetin që i ka mirëpritur rusët gjithmonë, qytetit ngrohtësinë e të cilit e kanë ndjerë përherë. Po tani ç’po bëjnë? Bomba kundër Odesës? Predha artilerie? Raketa kundër Odesës? Ky do të jetë një krim historik”, thotë Zelensky.
Konflikti Rus-Ukraina ka hyrë në ditën e 11-të, pa shenja qetësimi. Ministria britanike e mbrojtjes njoftoi se Rusia është duke shënjestruar zonat e banuara në Ukrainë, në përpjekje me sa duket, për të ulur moralin e ukrainasve, rezistenca e të cilëve e befasoi ndjeshëm Moskën. Rusia ka paralajmëruar sakaq edhe fqinjët e Ukrainës të mos hapin bazat e tyre ajrore për forcat e Kievit, duke thënë se ka prova që kjo ka ndodhur me Rumaninë e disa shtete të tjera.
Top Channel