OKB: Më shumë se 360 civilë të vrarë në Ukrainë

06/03/2022 18:03

Lufta Rusi-Ukrainë vijon të shkaktojë shumë viktima dhe të plagosur.

Shifrat ndryshojnë pasi sulmet vijojnë sërish duke përfshirë zonat e banuara. Nuk dihet ende numri i saktë i viktimave dhe të plagosurve, pasi qeveria ukrainase akoma nuk ka publikuar statistika përfundimtare.

Më shumë se 360 civilë janë vrarë në Ukrainë që nga fillimi i sulmeve ruse. Deri më tani rezultojnë 364 të vrarë dhe 759 të plagosur”, tha Zyra e Komisionerit të Lartë të OKB-së për të Drejtat e Njeriut (OHCHR).

Ndërsa pranoi se shifrat reale mund të jenë më të larta se shifra e dhënë.

Të dhënat u mblodhën që nga fillimi i luftës në Ukrainës më 24 shkurt, deri në mesnatën me kohën lokale të 5 marsit, thuhet në deklaratë.

Shumica e viktimave civile të regjistruara u shkaktuan nga përdorimi i “armëve shpërthyese”, duke përfshirë granatat, raketat dhe sulmet ajrore.

Top Channel