Reshjet e dendura të borës, komisionerët e PS mbeten të bllokuar në Qafë Shosh

06/03/2022 14:25

Moti i keq ka vështirësuar zhvillimin normal të zgjedhjeve në Qafë Shosh.

Për shkak të reshjeve që kanë rënë në ditët e fundit dhe veçanërisht gjatë natës, ka arritur në rreth 1 metër duke krijuar vështirësi për komisionerët qe të shkojnë në qendrat e votimit.

Sikurse mund të shihni dhe nga kjo video, edhe pse vullneti i komisionerëve të PS për të shkuar nuk ka munguar, automjetet e tyre janë bllokuar ndërkohë që distanca është tepër e madhe.

Ndërkohë për këtë çështje kryekomisionieri KQz Ilirjan Celibashi në një deklaratë për mediat tha se nëse për 5 orë nuk fillon procesi  në këto zona atëherë nuk do të kemi më proces votimi në ato qendra votimi.

Top Channel