Bardh Spahia drejt fitores në Shkodër, “kokë më kokë” për votat e fundit me kandidaten e PS

07/03/2022 09:09

Gara për kryetarin e bashkisë së Shkodrës vijon ende pasi janë numëruar kutitë në 148 nga 250 qendra votimi.

Kandidati i “Shtëpisë së Lirisë”, Bardh Spahia dhe Majlinda Angoni e PS duket se janë “kokë më kokë” për votat në Shkodër.

Sipas të dhënave nga KQZ, deri tani votat në përqindje ndahen si më poshtë për Bashkinë e Shkodrës.

Partia Socialiste:

Majlinda Angoni – 11,339 vota ose 39.66 %

Partia Demokratike:

Xhemal Bushati – 4,510 vota ose 15.78 %

Koalicioni “Shtëpia e Lirisë”:

Bardh Spahia – 12,740 vota ose 44.56 %

 

Top Channel