E shtunë, 05 Mars 2022
13:21
Pak orë para zgjedhjeve, Shkodra nxit debat në KQZ

Pak orë para zgjedhjeve të pjesshme vendore në gjashtë bashki, Shkodra ka nxitur debat në Mbledhjen e Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve.

13:08
Provokimi i Veliajt/ Adresa e re ambasadës ruse, rruga “Ukraina e Lirë”

Njëra nga rrugët e bllokut ku ndodhen selitë e ambasadave në Tiranë, pranë ambasadës së Ukrainës, ambasadës Ruse dhe asaj Serbe, do të emërtohet Ukraina e Lirë” të hënën.

13:00
Protesta e parë antifashiste/ Përkujtohet në Gjirokastër nga nxënës e mësues të ish-liceut

Një pjesë e madhe nxënësve të gjimnazit të sotëm,Liceut të dikurshëm të Gjirokastrës nuk e kanë idenë se çfarë përfaqëson pllakata e vendosur mbi fasadën kryesore të ndërtesës. 

12:56
Dita e Verës në Elbasan/ Tema e këtij viti do të jetë jeta dhe shëndeti

Pas dy viteve të gjata pandemi, Elbasani po bëhet gati t’i rikthehet festimeve masive për Ditën e Verës.

12:54
Turizmi nga rajoni/ Nga Bosnja në Tiranë, 600-700 turistë në javë 

Tirana jonë është një destinacion gjithëvjetor për turistët. I radhës është  një grup turistësh të ardhur nga Bosnjë-Hercegovina.

12:48
Sulmohen gazetarët në Kiev/ Qëllohen duke raportuar për Sky News, vazhduan të filmonin

Të gjitha luftërat e deritanishme në botë nuk i  kanë kursyer jetët e gazetarëve.  Nuk bën përjashtim kjo më e fundit në Ukrainë.

12:46
Braktisja e fshatit/ Në Seman mbeten tokat djerrë

Fshati Sektor, Seman, në Fier, vijon të braktiset nga dita në ditë. Në këtë fshat  sot kanë mbetur fare pak familje, banorët besnikë të këtij fshati janë të moshuarit, pasi të rinjtë kanë ikur në emigracion.

12:43
Më pak nxënës në Lezhë/ Në zonat rurale banorët i druhen klasave kolektive

Ulja e lindshmërisë apo largimi i banorëve jashtë vendit apo drejt zonave urbane ka sjellë në pakësimin e nxënësve nëpër shkollat e fshatrave në qarkun e Lezhës.

12:16
Pala ruse nuk respekton armëpushimin/ Evakuimi i Mariupolit është shtyrë

Evakuimi i civilëve nga Mariupol është shtyrë, sipas këshillit të qytetit Mariupol. 

12:11
Foto-Lajm/ Ushtari shpëton foshnjën mes bombardimeve ruse

Një ushtar ukrainas ka arritur të shpëtojë një foshnje mes bombardimeve ruse. Fotoja ka qarkulluar në të gjithë botën, ndërsa një urë është shkatërruar.

11:21
Ministria e Mbrojtjes e Mbretërisë së Bashkuar: Më pak sulme ajrore, por Rusia po përparon

Ka pasur më pak sulme ajrore dhe artilerie ruse gjatë 24 orëve të fundit se sa në ditët e mëparshme, thotë Ministria e Mbrojtjes e Mbretërisë së Bashkuar, sipas BBC.

11:00
Escobar: Putin zgjodhi luftën. Ne qëndrojmë të bashkuar me Ukrainën

Zv. Ndihmës Sekretari i Shtetit të SHBA-së, Gabriel Escobar tha se bota ka ndryshuar për shkak të luftës së Rusisë kundër Ukrainës duke theksuar se forca e mbështetjes për Ukrainën gjatë ditëve të fundit ka qenë e jashtëzakonshme.

10:56
Ukraina paralajmëron Rusinë: Mos abuzoni me armëpushimin

Rusia nuk duhet të përfitojë nga një korridor humanitar për të çuar përpara trupat e saj, paralajmëroi zëvendëskryeministrja e Ukrainës, Iryna Vereshchuk.

10:30
Kush është gazetari që u shpëtoi plumbave rus

Stuart Ramsay është gazetari që u shpëtoi plumbave rus, ndërsa makina me të cilën udhëtonte u qëllua me breshëri pranë Kievit.

10:24
Ekzekutimi i familjes shqiptare në Greqi/ 60-vjeçari pranon krimin: I vrava se nuk largoheshin nga shtëpia!

Sakis Varvaresos pranoi në Drejtorinë e Policisë së Ahaias se ka ekzekutuar katër anëtarët e familjes Klocaj në banesën e tyre në Andravidha të Greqisë tre ditë më parë.

10:09
Zgjedhjet e pjesshme lokale të 6 marsit/ Shtyhet afati i vlefshmërisë së kartave ID

Këshilli i Ministrave, me propozim të ministrit të Brendshëm ka miratuar Aktin Normativ që shtyn afatin e vlefshmërisë për kartat e identitetit, për zgjedhësit e 6 bashkive ku zhvillohet proces elektoral, të dielën.

10:05
Çfarë ndodhi gjatë 24 orëve të fundit në Ukrainë

Alarmi në centralin bërthamor: Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara mbajti një takim urgjent të premten, ku një zyrtar i lartë i OKB-së bëri thirrje për bashkëpunim me mbikëqyrësin bërthamor të OKB-së dhe për kalim të sigurt në Ukrainë. Kjo vjen pasi një zjarr shpërtheu në termocentralin bërthamor të Zaporizhzhia në Ukrainë, i shkaktuar nga […]

09:33
Pamjet e frikshme! Gazetarët qëllohen me breshëri plumbash pranë Kievit, plagoset njëri prej tyre

Situata në Ukrainë sa vjen bëhet edhe më e frikshme, ndërsa njëri prej gazetarëve të “Sky News” u plagos nga sabotuesit rusë pranë Kievit.

09:20
Helikopterët rusë sulmojnë qytetin e Mariupolit

BBC ka arritur të verifikojë disa pamje të helikopterëve rusë duke sulmuar qytetin e Mariupolit, i cili është nën rrethim që nga e enjtja.

09:10
Dhimbjet e kyçeve- të eliminojmë dhimbjet

Dhimbjeve të kyçeve nuk i shpëton dot askush në këtë jetë, ato mund të kthehen në një problem për çdo moshë dhe për çdo gjini.

09:05
Zelensky hedh poshtë akuzat se është arratisur nga Ukraina

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky postoi një video në llogarinë e tij zyrtare në Instagram të premten, duke thënë se ai është ende në kryeqytetin Kiev dhe nuk ka ikur nga vendi. 

08:50
Rusia shpall armëpushim sot dhe hap korridoret humanitare për civilët

Ministria e Mbrojtjes së Rusisë njoftoi se do të ndalojë bombardimet e saj në Ukrainë të shtunën, për të lejuar që civilët të largohen të sigurt.

08:26
Parashikimi i motit/ Temperaturat e ajrit rriten në mëngjes, por do të ulen në mesditë

Vendi do të mbizotërohet nga vranësira të shpeshta gjatë gjithë ditës.

E premte, 04 Mars 2022
23:09
OKB dënon sulmin në centralin bërthamor/ Ambasadori rus: E bënë vetë ukrainasit

Sulmi i Rusisë gjatë natës mbi një termocentral bërthamor në Ukrainë është një përshkallëzim i rrezikshëm që “përfaqëson një kërcënim të tmerrshëm për të gjithë Evropën dhe botën”, kështu tha ambasadorja e SHBA në Kombet e Bashkuara, Linda Thomas-Greenfield.

23:02
“Dikush duhet të vrasë Putin!”/ Shtëpia e Bardhë kritikon senatorin republikan

Shtëpia e Bardhë ka kritikuar senatorin republikan Lindsey Graham pasi ai bëri thirrje në Twitter për vrasjen e presidentit rus Vladimir Putin.

23:02
Blinken: Europa është e kërcënuar/ Pentagoni: Ushtria ruse është vetëm 25 km nga Kievi

Pentagoni thotë se tashmë pushtuesit rus janë 25 km larg nga qendra e Kievit dhe 10 km nga qytetet Kherson dhe Chernihiv .

23:02
“Babi im nuk e kishte atë fat”, përlotet gazetari i njohur

Endi Tufa, gazetari sportiv rrëfeu për Ëndërrtjerrësit eksperiencën e tij në Top Channel dhe momentet e veçanta.

22:57
Blinken: Ukraina mund ta fitojë luftën e saj me Rusinë

Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken i ka thënë BBC-së se është i bindur se Ukraina mund ta fitojë luftën e saj me Rusinë.

22:50
Lufta në Ukrainë/ Kreu i Bankës Botërore: Do të ngadalësojë ekonominë

Presidenti i bankës Botërore, David Malpass i tha BBC se lufta në Ukrainë do të ngadalësojë ndjeshëm rritjen globale të ekonomisë.

22:44
Raund i tretë bisedimesh Ukrainë-Rusi në fundjavë/ Rusia bllokon Facebook dhe Twitter! Pentagoni: Ushtria ruse 25 km nga Kievi

Dita e nëntë e luftës u hap me sulmin rus në termocentralin bërthamor të Zaporizhzhisë i dyti më i madhi në Evropë, i cili siguron 25 për qind të energjisë elektrike të Ukrainës. Frika dhe paniku zgjati për orë të tëra për shkak të një zjarri masiv që më pas u shua. Nivelet e rrezatimit mbetën normale dhe objektet e rëndësishme nuk u cenuan. Forcat ruse kanë intensifikuar sulmet nga të gjitha frontet dhe situata duket gjithnjë e më e rëndë në të gjitha qytetet në Ukrainë.

22:42
Ç’ndodhi në studion e “Formula 1” kur u shkëput sinjali? Gazetarët rrëfejnë momentin në Ëndërrtjerrësit

Endi Tufa dhe Elert Yzeiri dy moderatorët e Formula 1 në intervistën e dhënë për Ëndërtjerrësit treguan eksperiencën e tyre mes shumë të qeshurash.

22:40
“Rusët i kemi vëllezër”/ Protesta në Beograd: Po çlirohet Ukraina

Me mijëra qytetarë serbë u mblodhën në Beograd të premten në mbështetje të pushtimit rus në Ukrainë.

22:38
“Erdha për të dhënë lajmet dhe më thanë të prezantoj emisionin”, gazetarja rrëfen momentin që i ndryshoi karrierën

Juli Krisafi, e ftuar tek “Ëndërrtjerrësit” kujtoi sot disa nga projektet e suksesshme që ka realizuar në ekranin e Top Channel.

22:32
“Do e degjeneroj”, Isli Islami ka dy fjalë për këngëtaren e njohur

Moderatori i Wake Up, Isli Islami ka eksperimentuar jo pak gjatë gjithë rrugëtimit të tij në Top Channel.

22:23
Çfarë mendon një spikere lajmesh në transmetim LIVE? Na e zbulon Beti Njuma në Ëndërrtjerrësit

Beti Njuma tregoi për Ëndërrtjerrësit eksperiencën si gazetare që në fillimet e saj.

22:23
Ëndërrtjerrrësit/ Emocione dhe siklet/ Isli Islami, si konkurrent në “The Voice of Albania”

Moderatori i Wake Up, Isli Islami ka eksperimentuar jo pak gjatë gjithë rrugëtimit të tij në Top Channel.

22:19
Kur të digjet shtëpia para syve, ukrainasi tregon si rusët i bombarduan shtëpinë

Yevghen Sboromyrskiy po dridhej aq shumë saqë ai nuk mund ta vinte cigaren në buzë teksa shikonte shtëpinë e tij të digjej pasi u bombardua nga rusët.

22:02
Ëndërrtjerrësit/ Fillimet e Eno Popit, nga radio kur ishte 15 vjeç, tek moderimi në Top Select

Gazetari Eno Popi ishte vetëm 15 vjeç kur u bë pjesë e Top Channel.

21:42
Çifti padit fqinjin që vendosi manekin të frikshëm në dritare “për t’i përgjuar” në dhomën e gjumit (fotot)

Një çift që pretendonte se fqinji dashakeq i kishte vendosur një manekin në dritaren e papafingos së tij që “shikonte” nga dhoma e tyre e gjumit, ka humbur ankesën e tyre në gjykatë në Britani.

21:31
Lufta në Ukrainë, pse Kherson dhe Mariupol janë çelësi për suksesin e rusëve

Ndërsa trupat rusë të vendosur në veri dhe lindje të Ukrainës, po hasin vështirësi në marrjen e Kievit dhe pikave të tjera strategjike, përparimi i tyre në jug duket të jetë më i suksesshëm.

21:30
“Lajmet janë jeta ime!” Kryeredaktori i Top Channel rrëfen momentet e paharrueshme nga redaksia tek “Ëndërrtjerrësit”

Kryeredaktori i lajmeve në Top Channel, Altin Kreka rrëfeu tek “Ëndërrtjerrësit” se ishte pjesë e grupit të parë që u zgjodh për të krijuar newsroom-in.

21:19
Gjermania drejt shndërrimit në fuqi të madhe ushtarake

Kthesa historike në politikën e jashtme dhe të sigurisë të Gjermanisë është kthesë drejt Evropës dhe Perëndimit, jo mbyllje në vete. Opinioni publik në Gjermani e mbështet fuqimisht këtë shndërrim, shkruan Auron Dodi.

21:12
Melinda Gates thotë se ‘po hyn në botën e njohjeve të reja’ pas divorcit: Epstein ishte personifikim i djallit (fotot)

Melinda Gates ka thënë së fundmi se “ka nisur të hyjë përsëri në botën e njohjeve të reja” disa muaj pas njofitmit të ndarjes nga bashkëshorti Bill.

21:09
Rusia bllokon Facebook dhe Twitter

Propaganda e Rusisë në përpjekje për të fshehur pushtimin rus ka arritur deri në pikën e urdhërimit të mbylljes së aplikacionit facebook për qytetarët.

21:04
Të shtunën, Tirana -Partizani/ Ndeshjen e derbit e ndajnë 19 pikë diferencë

19 pikë diferencë ndajnë Tiranë me Partizanin në këtë fazë të Abissnet Superiores por jo nuk e bën më pak të bukur apo interesant derbin e kryeqytetit, ndeshjen më të madhe të futbollit shqiptarë që do të luhet ditën e shtunë në stadiumin “Air Albania”.

21:01
Fiks Fare/ Masakër mjedisore, pylli i Samurrit Elbasan drejt shkatërrimit

Në emisionin Fiks Fare raportohet nga qytetarët për një masakër mjedisore. Ata dërgojnë edhe foto ku duken qartë pisha të prera në pyllin që i përket fshatit Samurr në Elbasan.

20:57
Në grup pa Rusinë/ Trajneri i kombëtares Edy Reja komenton situatën e krijuar nga lufta

Sulmi rus mbi Ukrainën ka ndikuar edhe në futbollin shqiptar.

20:52
Prangat e “arta”/ Pagoi 10 mijë euro policët që të mos e arrestonin

I shumëkërkuari Alfred Mikeli, që prej 4 vitesh vijon të jetë një i arratisur i drejtësisë.

20:49
4iG përfundon transaksionin e blerjes së ALBtelecom

4ig ka blerë pjesën më të madhe të pronësisë të një shoqërie shqiptare të telekomunikacionit lider në tr

20:43
Burg “borxh” për danezët/ Marrëveshja, 300 të huaj deportohen në Gjilan

Për shkak të infrastrukturës, Qendra e Paraburgimit në Gjilan u zgjodh nga Danimarka për transferimin e të burgosurve.

20:34
Historia e një deklarate/ “Kemi vetëm 6 ditë bukë”. Si e kujton këshilltari i Bufit

Abdyl Sinani, ka gjysmë shekulli që punon si teknolog i sigurisë ushqimore. Në vitin 1990,  atëherë kur ndodhi dhe kriza e parë e grurit, Abdyli në atë kohë mbante postin si zëvendës Ministër Bujqësie në qeverinë e Ylli Bufit.

20:22
“Ti je mësuar të flasësh bla bla bla ”, Çiljeta debaton me Lauretën

“Ti je mësuar të flasësh bla bla bla ”, në këtë mënyrë iu drejtua Çiljeta e Për‘puthen Lauretës.

20:21
Ambasadori rus në Gjenevë: Qëllimi ynë nuk është të pushtojmë Ukrainën (fotot)

Ambasadori rus në selinë e Kombeve të Bashkuara në Gjenevë, Gennadi Gatilov, tha sot se qëllimi i operacionit në Ukrainë “nuk është pushtimi i Ukrainës”.

20:18
Shtrenjtimi i energjisë/ Familjarët të mbrojtur, por bizneset paguajnë gati dyfish sa në vitin 2020

Sa herë hapim dritat na kujtohet fatura e dritave. Një faturë qe sa vjen e shtrenjtohet.

20:06
Shkodra, “kryeqytet”/ Fushata lokale kthen qytetin në qendër politike kombëtare

Një poster elektoral, i vetmi në hyrje të Shkodrës është treguesi i parë se në këtë qytet ka zgjedhje lokale.

19:56
Lufta në Ukrainë, Xhaçka për Top Channel: Aktivizim i trupave të NATO-s në vendet lindore

Ministrja e Punëve të Jashtme, Olta Xhaçka tha për Top Channel në edicionin qendror të lajmeve se do rriten trupat e NATO-s në vendet lindore që mund të ndihen të kërcënuara nga sulmet ruse.

19:46
Erioni dhe Rrushja debatojnë me tone të larta

Pas daljes së djeshme të Erionit nga studioja e Për‘puthen ishte  Rrushja ajo e cila e ndoqi nga pas.

19:43
BE e gatshme të vendosë më shumë sanksione ndaj Rusisë

Bashkimi Evropian është i gatshëm të vendosë më shumë sanksione kundër Rusisë nëse presidenti Vladimir Putin nuk e ndal luftën në Ukrainë, tha të premten presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen.

19:33
“Babi duhet të luftojë!”/ Fotoja prekëse nga Ukraina, fëmijët përshëndeten me të atin

Në javën e parë të sulmit rus, mbi një milion ukrainas janë larguar nga vendi i tyre, ku kanë ndërtuar gjithçka.

19:15
PS mbyll fushatën në Durrës/ Gjiknuri: Qyteti do të qeveriset nga njerëz që i kanë dhënë provat për punë

Sekretari i Përgjithshëm Damian Gjiknuri, në mbyllje të fushatës në Durrës u kërkoi qytetarëve të votojnë kandidaten Emiriano Sako.

19:06
PD mbyll fushatën në Durrës/ Basha: Zotohem se besimin tuaj të dielën, do e kthej në reflektim të thellë

Kryedemokrati Lulzim Basha u kërkoi demokratëve durrsakë të votojnë kandidatin Luan Hoti, “për t’i rikthyer Durrësit lavdinë që meriton”, siç u shpreh ai.

18:59
“Gënjeshtër e Moskës!”, Xhaçka: Nuk ka mercenarë shqiptarë në Ukrainë

Ministrja e Punëve së Jashtme, Olta Xhaçka përgënjeshtoi sërish informacionet se janë dërguar mercenarë shqiptarë në Ukrainë.

18:57
Imazhet tregojnë rrënojat e avionit më të madh të botës të bombarduar në aeroportin pranë Kiev (fotot)

Megjithë shpresat se mund të kishte shpëtuar i padëmtuar, avioni më i madh në botë i quajtur dikur “Ëndrra e Ukrainës”, Antonov An-225 Mriya, shihej sot i shkatërruar dhe mbuluar nga pluhuri në aeroportin në periferi të kryeqytetit Kiev.

18:55
“Më flet me këtë gjuhë?”, gazetari: 120 anëtarë të familjes më janë vrarë nga Serbia

“Shqipëria Live” u përfshi nga një debat mes gazetarit Milaim Zeka dhe avokates Mirela Jorgo për shkak të përdorimit të fjalës ‘genocit’ .

18:53
Elton Ilirjani provokon sërish: Luftërat e diktatorëve fillojnë me urrejtjen kundër LGBT

Biznesmeni shqiptar në SHBA, Elton Ilirjani përmes snjë videoje provokuese theksoi se luftërat e diktatorëve fillojnë me urrejtjen kundër komunitetit LGBT.

18:45
“Rusia nën thundrën diktatoriale! Pak shanse që populli të përmbysë autokratin Putin”

Diplomati Bashkim Zeneli në një intervistë për “Top Talk” shpjegoi situatën në Ukrainë dhe tregoi disa hipoteza si mund të vazhdojë lufta atje.

18:40
Përfaqësuesja e SHBA-së në Këshillin e Sigurimit: Sulmi rus në centralin bërthamor ishte i pamatur dhe i rrezikshëm

Këshilli i Sigurimit i OKB-së është mbledhur në Nju Jork pasi Britania e Madhe dhe disa vende të tjera kërkuan një takim urgjent pas bombardimeve ruse të një centrali bërthamor në Ukrainë, që aktualisht është nën kontrollin e Rusisë.

18:23
Presidenti i Këshillit të Evropës e konsideron sulmin rus në centralin bërthamor si të papërgjegjshëm

Presidenti i Këshillit të Evropës, Charles Michel, ka kritikuar me një gjuhë të ashpër sulmin e fundit rus në centralin bërthamor të Zaporizhzhia-s, ku për fat të mirë nuk është detektuar një shtim të radioaktivitetit.

18:13
Vdekja e ‘Miss Alabama’ pas torturave për të kaluarën, dhe prindërve predikues radikalë (fotot)

Për publikun në SHBA, Zoe Sozo Bethel ishte ‘Miss Alabama’, modele dhe komentatore e re politike konservatore, që në mënyrë misterioze ra nga ballkoni i katit të katërt në Miami mesnatën e 10 shkurtit. Ajo vdiq nga plagët e marra një javë më vonë.

18:11
I dërguari i përhershëm i Shqipërisë në OKB: Jemi në mes një tragjedie humanitare

I dërguari i përhershëm i Shqipërisë në Organizatën e Kombeve të Bashkuara, Ferit Hoxha theksoi se jemi në mes të një tragjedie humanitare në Ukrainë.

18:06
Dy viktima dhe 110 raste të reja me Covid në vend

Dy qytetarë të infektuar me Covid 19 kanë ndërruar jetë, ndërkohë që janë shënuar 110 raste të reja gjatë 24 orëve të fundit në vend.

18:04
Tre komandantë rusë dyshohet se janë vrarë në fushëbetejë

Të paktën tre komandantë rusë janë vrarë në Ukrainë sipas zyrtarëve perëndimorë.

18:03
Erdogan dënon sulmin rus të termocentralit

Me anë të një statusi në Twitter, presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky njofton se ka diskutuar me homologun turk Recep Tayyip Erdogan, i cili e ka dënuar sulmin rus të termocentralit.

17:53
Fushata përmbyllëse për 6 marsin/ Berisha nga Shkodra: Votoni për pranverën e shpresës së madhe

Ish-kreu i PD-së, Sali Berisha zgjodhi Shkodrën në fushatën përmbyllëse të fushatës së zgjedhjeve të pjesshme vendore të 6 marsit.

17:53
Barcelona “harron” mbrojtësin, 30-vjeçari mund të largohet si një futbollit i lirë në fund të sezonit

E ardhmja e Sergi Robertos mbetet pezull, me Barcelonën që ende nuk është ulur me mbrojtësin.

17:49
Raketa ruse “del huq”, nuk e shënjestron dot shtëpinë e Zelenskyt

Një raketë ruse e dyshuar e llojit “Ulamog” ka pasur në shënjestër shtëpinë e dytë të presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelensky, por ajo nuk ka qenë e kalibruar siç duhet dhe s’ka arritur dot të godasë objektivin.

17:38
Dje dhe sot! Shkatërrimi i Ukrainës nga bombardimet ruse (Fotot)

Pamjet e reja para dhe pas zbulojnë se si blloqe apartamentesh dhe zona të tëra banimi janë goditur nga bombardimet ruse.

17:34
Xhaçka: Agresioni rus, Gjykata Ndërkombëtare Penale do ta hetojë për krime lufte

Ministrja e Punëve të Jashtme, Olta Xhaçka tha se një ndër çështjet që u diskutua në takimin e jashtëzakonshëm të NATO-s është nisja e hetimit për krime lufte në Rusi nga Gjykata Ndërkombëtare Penale e Hagës.

17:33
Soprano ruse Anna Netrebko shkarkohet nga Opera e New York prej lidhjeve me Putin (fotot)

Sopranoja e njohur ruse Anna Netrebko nuk është më e punësuar nga Metropolitan Opera në New York pas shfajes së mbështetjes për Vladimir Putin mes pushtimit të Ukrainës nga Rusia.

17:17
Mariupoli pa ujë e ushqim, s’ka furnizime prej 5 ditësh

Qyteti i Mariupolit ndodhet në një emergjencë të vërtetë humanitare, pasi prej pesë ditësh është sulmin e forcave ruse dhe nuk ka ujë të pijshëm, energji elektrike, si dhe ushqimet po mbarojnë me ritme të frikshme.

17:12
Rama kërkon votën e shkodranëve në 6 mars: Na duhet një bashki që i ka dyert e hapura për bashkëpunim

Mungesa e bashkëpunimit mes qeverisë së drejtuar nga socialistët dhe bashkiësë Shkodër nga një kryebashkiake demokrate, ka bërë që Shkodra të mos zhvillohet si bashkitë e tjera, sipas kryetarit të Partisë Socialiste Edi Rama.

17:03
Zyrtari i lartë i Mbrojtjes amerikane: Forcat ruse 25 kilometra larg qendrës së Kievit

Forcat ruse janë ende rreth 25 kilometra larg qendrës së Kievit, ndërsa forcat ruse mbeten 10 kilometra jashtë qendrave të Chernihiv dhe Kharkiv, sipas një zyrtari amerikan të mbrojtjes.

17:02
Gjuetari amerikan gjobitet kur zbulohet nga fotot e ‘trofeut’ se demi është vrarë në Kanada (fotot)

Donald Lee pretendonte se kishte vrarë demin bri-madh Fannin në Alaska por vëzhguesit online dhe mbrojtësit e mjedisin në Yukon demonstruan se nuk ishte e vërtetë.

16:57
PS mbyll fushatën në Shkodër/ Rama: Çdo qytet është zhvilluar, Shkodra ka ngelur në vend! Këtu të mbysin plehrat

Kryeministri i vendit, njëkohësisht kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, ndodhet sot në Shkodër, ku po përmbyll fushatën elektorale për zgjedhjet e pjesshme lokale të 6 marsit.

16:55
“Bashkë për të çarë rrethimin e së keqes”, Basha mbyll fushatën në Shkodër: Askush nuk mund ta ndalë ndryshimin

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha të premten pasdite ka marrë pjesë në mbylljen e fushatës në Shkodër për zgjedhjet e 6 marsit.

16:53
Veliaj në Vorë: Vota për Blerim Sherën është votë për fëmijët tuaj!

Drejtuesi politik i Partisë Socialiste për Qarkun e Tiranës, Erion Veliaj, në takimin përmbyllës të fushatës për zgjedhjet e pjesshme vendore të 6 Marsit, ka kërkuar nga qytetarët e Vorës të votojnë për Blerim Sherën.

16:31
Zgjedhjet e pjesshme vendore të 6 marsit, Balla në takimin përmbyllës të fushatës elektorale në Lushnje

Drejtuesi Politik i Partisë Socialiste për Qarkun e Fierit Taulant Balla i shoqëruar nga deputetët e qarkut, deputetët e Lushnjes dhe kandidatja për kryetare bashkie Eriselda Sefa zhvilluan takimin përmbyllës të fushatës në ‘Sheshin e Qytetarëve’ në Lushnje.

16:30
Vitrina e librit/ Prill i hidhur-Bardhyl Londo

Njeriu dhe Kryqi Një poezi plot me pyetje është kjo e Bardhyl Londos! Pyetja në këtë rast është instrument i një mendjeje të hapur apo e një shpirti religjioz. Ajo është një gjendje mendore e kushtëzuar nga semantika e vetë ekzistencës, me raportin e njeriut me natyrën dhe me të ngjashmin e tij me mitin […]

16:26
Polonia nën trysni ndërsa 1 milion refugjatë largohen nga Ukraina

Në javën e parë të sulmit rus, më shumë se 1 milion ukrainas janë larguar nga vendi.

16:25
Putin: Raund të tretë bisedimesh me Ukrainën këtë fundjavë

Presidenti rus Vladimir Putin i tha kancelarit gjerman Olaf Scholz këtë të premte se një raund i tretë i bisedimeve midis Rusisë dhe Ukrainës është planifikuar për këtë fundjavë.

16:14
Burri bind të dashurën të shkojë me të me pretekstin e “sulmit të menjëhershëm bërthamor” nga Rusia (fotot)

Një i ri oportunist në Britani është kritikuar për “pandjeshmëri ndaj aktualitetit” pasi bindi të dashurën e tij të tmerruar nga lufta, se do të vdisnin së shpejti në sulmin e Rusisë duke transmetuar një edicion të rremë lajmesh për “sulmin bërthamor nga Rusia që pritet nga një moment në tjetrin”.

16:08
Ursula von der Leyen: BE do të mbështesë Ukrainën me të gjitha mjetet që ka në dispozicion

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, siguron presidentin ukrainas, Volodymyr Zelenksy se BE-ja do vazhdojë të mbështesë Ukrainën “me të gjitha mjetet që ka në dispozicion”.

15:53
Zyrtari i BE: Unioni e do Ukrainën shtet anëtar sa më parë!

Bashkimi Evropian dëshiron që Ukraina të bëhet një shtet anëtar sa më shpejt të jetë e mundur, u tha gazetarëve komisioneri Maros Sefcovic këtë të premte.

15:51
Ukraina deklaron viktima nga shpërthimi në termocentralin bërthamor

Ministria e Jashtme e Ukrainës ka raportuar për viktima dhe të plagosur si pasojë e zjarrit në centralin bërthamor, por pa deklaruar një numër të saktë.

15:47
Të shtunën, Tirana-Partizani/ Ndeshjen e derbit e ndajnë 19 pikë diferencë

19 pikë diferencë ndajnë Tiranën me Partizanin në këtë fazë të Abissnet Superiores, por kjo nuk e bën më pak të bukur apo interesant derbin e kryeqytetit, ndeshjen më të madhe të futbollit shqiptar që do të luhet ditën e shtunë në stadiumin “Air Albania”.

15:35
Nëna mohon bijën “nuse të ISIS” pas aferës me kongresmenin amerikan dhe martesës me xhihadistin në Siri (fotot)

Nëna e një nuseje xhihadiste britanike e njohur ndryshe si “Zonja e Pare e ISIS”, e cila kishte një lidhje seksuale me një kongresmen të SHBA, thotë se “nuk do t’ia dijë më për të dhe se është penduar që e ka lindur”.

15:28
Përfundon blloku i ri operator i Spitalit të Shkodrës, Manastirliu: Premtim i mbajtur, Shërbimi i Kirurgjisë konkuron QSUT

Një tjetër investim i qeverisë shqiptare ka përfunduar në Spitalin Rajonal të Shkodrës. Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu ka parë nga afër bllokun e ri operator, një investim i qeverisë shqiptare prej afro 1 milion dollarë.

15:27
Përgatitjet për zgjedhjet/ Kryetari i KQZ në konferencë për 6 marsin

“Kishim një kerkesë për  transferimin  e 12 QV.  Ne fakt ligji nuk e lejon pasi janë mbi 50 km larg,  por nuk kemi pasur as konsensusin  e partive politike. Më problem janë zona e Shalës dhe Pultit te mbuluara nga bora,  ndërkohë është hapur për në Bogë dhe Theth”.

15:21
Covid, më pak fluks tek mjekët/ Ulet numri i kërkesave për ndihmë dhe testimet

Edhe në qendrat shëndetësore është ulur numri i pacientëve me COVID që ndiqen nga mjeku i familjes, ku në dy javët e fundit mesatarisht rezultojnë të infektuar 5 apo 6 persona në ditë. Për bluzat e bardha kjo është periudha më e qetë që prej fillimit të pandemisë.

15:19
Më shumë se 1.2 milionë persona janë larguar nga Ukraina

Kombet e Bashkuara kanë deklaruar më shumë se 1.2 milionë njerëz janë larguar nga Ukraina drejt vendeve fqinje, që kur Rusia nisi pushtimin e saj në shkallë të plotë më datë 24 shkurt.