Presidenti i Këshillit të Evropës e konsideron sulmin rus në centralin bërthamor si të papërgjegjshëm

04/03/2022 18:23

Presidenti i Këshillit të Evropës, Charles Michel, ka kritikuar me një gjuhë të ashpër sulmin e fundit rus në centralin bërthamor të Zaporizhzhia-s, ku për fat të mirë nuk është detektuar një shtim të radioaktivitetit.

Nëpërmjet një videomesazhi, pas telefonatës me presidentin ukrainas, Volodymyr Zelensky, Michel i ka kërkuar Rusisë të hapë menjëherë rrugët e sigurta të kalimit për qytetarët e Ukrainës, të cilët duan të largohen nga vendi.

Po ashtu, ai i ka kërkuar Vladimir Putinit të ndalojë menjëherë sulmin ndaj Kievit dhe të limitojë çdo rrezik që kanoset në këtë luftë.

“Kjo është tërësisht e papërgjegjshme”, i është referuar Michel akteve të fundit ruse.

Duhet të tregojmë se jemi të gatshëm për dialog, në mënyrë që principet themelore të respektohen në këtë lojë të rrezikshme”.

Top Channel