Tirana jonë është një destinacion gjithëvjetor për turistët. I radhës është  një grup turistësh të ardhur nga Bosnjë-Hercegovina.

 “Nuk është hera e parë për mua këtu. Për disa nga grupi, po. Gjëja më e mire është mikpritja dhe njerëzit. Unë ndihem e mirëpritur këtu, si në shtëpi. Po qëndrojmë në Durrës dhe për dy ditë do vizitojmë gjithë rivierën. Për të hyrë në Shqipëri paraqitëm vetëm certifikatën e vaksinimit, ose testin negativ’, tha turistja boshnjake.

Juli Ristani – Pse duhet vizituar Shqipëria?

Ju kemi një rivierë të bukur. Jam e mahnitur nga plazhet fantastike dhe natyra.

Juli Ristani- Si të duket Shqipëria?

“Në zhvillim. Çdo herë që vij gjej diçka të re. Ndërtohet dhe ndryshon përditë”, tha turisti.

Gjatë verës nga Bosnja vijnë rreth 600-700 njerëz në javë. Që nuk janë pak.

Juli Ristani – Çfarë nuk të pëlqen këtu?

“Pastrimi. Rrugët që të çojnë në plazh janë të ndotura. Por është një çështje që zgjidhet”, tha turisti.

Shqipëria duhet vizituar se ka ekuilibër të shkëlqyer shërbim dhe para.

 “Më prenotimet për verën, mund të them se jemi shumë mirë. Kemi rreth 20-25% para prenotime. Në fakt krahasuar më 2019 ky numër është më I ulët. Ishte gati 40-45%. Më së shumti vijnë turistë nga Polonia, ndërsa nga Ukraina, Bjellorusia dhe Rusia nuk besoj të kemi këtë vit”, tha Rrahman Kasa, Unioni Turistik Shqiptar.

 

Top Channel