Dy qytetarë të infektuar me Covid 19 kanë ndërruar jetë, ndërkohë që janë shënuar 110 raste të reja gjatë 24 orëve të fundit në vend.

Nga 1.357 testime të kryera gjithsej, Ministria e Shëndetësisë njofton se kanë rezultuar pozitivë me koronavirus 36 persona në Tiranë, 8 në Fier, 6 në Prrenjas, 5 në Delvinë, Sarandë, 4 në Durrës, Vlorë, Gjirokastër, 3 në Mirditë, Dropull, 2 në Kukës, Kamzë, Kavajë, Mallakastër, Memaliaj, Korçë, Berat, Elbasan, 1 në Shkodër, Lezhë, Krujë, Rroskovec, Lushnjë, Divjakë, Selenicë, Konispol, Libohovë, Përmet, Maliq, Pogradec, Devoll, Dimal, Kuçovë, Librazhd.

Aktualisht janë 1.594 pacientë aktivë me Covid 19 në të gjithë vendin.

Në spitalet COVID po marrin trajtim 43 pacientë, nga të cilët 5 janë në gjendje më të rënduar. Viktimat janë një qytetar nga Korça 69- vjeç dhe një qytetar nga Elbasani 93-vjeç.

261 qytetarë kanë fituar betejën me koronavirusin gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 266.958 që nga fillimi i epidemisë.

Ministria e Shëndetësisë i bën apel qytetarëve të vaksinohen sa më parë, për të mbrojtur veten dhe shëndetin e të tjerëve. Çdo qytetar mbi 16 vjeç, mund të vaksinohet në qendrën shëndetësore ose në pikën më të afërt të vaksinimit të përqendruar. Vaksinimi është i hapur edhe për fëmijët +12 vjeç me probleme të sistemit imunitar, me rekomandim nga mjeku.

Statistika (04 Mars 2022)
Raste të reja ditore          110
Të shëruar në 24 orë        261
Të shtruar në spitale         43
Humbje jete në 24 orë        2
Testime ditore                 1,357

Testime totale               1,749,552
Raste pozitive                 272,030
Raste të shëruara           266,958
Raste Aktive                       1,594
Humbje jete                         3,478

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë              469
Fier                   273
Elbasan           139
Lezhë               185
Kukës               108
Vlorë                103
Berat                100
Shkodër           88
Gjirokastër      58
Korçë               41
Durrës              25
Dibër                5

Top Channel