Zgjedhjet e pjesshme vendore të 6 marsit, Balla në takimin përmbyllës të fushatës elektorale në Lushnje

04/03/2022 16:31

Drejtuesi Politik i Partisë Socialiste për Qarkun e Fierit Taulant Balla i shoqëruar nga deputetët e qarkut, deputetët e Lushnjes dhe kandidatja për kryetare bashkie Eriselda Sefa zhvilluan takimin përmbyllës të fushatës në ‘Sheshin e Qytetarëve’ në Lushnje.

Në fjalën e tij Balla tha:

”Populli i qytetit dhe i Bashkisë së madhe të Lushnjes faleminderit që e keni zbukuruar këtë shesh të quajtur sheshi i qytetarëve për të mbyllur këtë fushatë mbresëlënëse dhe në 6 mars do të jepni verdiktin për të parë Eriselda Sefen në krye të Bashkisë Lushnje.

Nga ky shesh i Kongresit të Lushnjes dua të japim përkrahjen dhe mbështetjen për popullin e Ukrainës me një mesazh ashtu si ishte dhe Kongresi i Lushnjes i cili mbrojti territorin dhe të drejtat e shqiptarëve, pra i japim një mesazh solidariteti popullit të Ukrainës.

Jam krenar që përmbyllim një fushatë shumë civile, shumë qytetare ku meritën e ka populli i Lushnjes me të cilin u takuam në çdo cep, çdo rrugicë e çdo lagjie, cdo fshat dhe mbajtëm shënim që të ndryshojmë mënyrën e qeverisjes sonë vendore.

Ky është një mandat 1-vjeçar për Eriseldën por  ne nuk do ta lëm vetëm, deputetët, Edi Rama sepse janë shumë punë që prej 30 vitesh populli i Lushnjes po i pret.

Populli i Lushnjes ka 30-vite që e pret Përroin e Lushnjes dhe brenda këtij viti e mbyllim si edhe shumë punë të tjera madhëtore që kjo Bashki kërkon.

Qeveria po jep sportin e saj me skemat mbështetëse për bujqësinë dhe blegtorinë ku ju fermerë dhe blegtir duhet të aplikoni në mënyrë që puna juaj të  ketë sportin e nevojshëm,  ndaj, faleminderit atyre që punojnë tokën sepse i bëjnë nder Shqipërisë.

Kjo ishte një fushatë e shkurtër por e nevojshme, sepse Partia Socialiste nuk i bën bisht zgjedhje por del përballë popullit ndaj pas 1 viti ne do të jemi sërish bashkë për të kërkuar qeverisjen vendore dhe në 2025 atë qendrore me Edi Ramen Kryeministër.

Në 7 mars në krye të Bashkisë Lushnje pas 102 vitesh do të vijë një vajzë e cila i ka ngjitur shkallët më forcën dhe eksperiencën e vetë sepse ehste një vajzë si e çdo familjeje Lushnjare, ndaj i them çdo vajze të marrin dhe burrat dhe në 6-mars të votojnë Eriseldën. Rezultati i 6-marsit do të jetë rezultat i thellë sepse lushnjarët nuk kanë asnjë votë për të çuar dëm, nuk kanë vota për tja dhënë Saliut të shpëtojë nga njolla e Amerikës.

Në 6-mara bashkohuni me ne, bashkohuni me Eriselda Sefën për të vazhduar punët e mëdha për Lushnjen.

Tregoni me votën tuaj qe ne te kërkojmë me shumë për Lushnjen ti japim asaj vendin që meriton.

Investimet në Lushnje do të jenë në çdo cep. Ne nuk kemi kohë të merremi me baltaxhinjte e krahut tjetër politik, ndërsa gënjeshtrat vazhdojnë, ne punojmë.

Pas 102 vitesh, në 6 mars, të bashkohemi të gjithë dhe ri japim Lushnjes dhe lushnjarëve atë që ju ka hije” deklaroi Balla.

Top Channel