“Dikush duhet të vrasë Putin!”/ Shtëpia e Bardhë kritikon senatorin republikan

04/03/2022 23:02

Shtëpia e Bardhë ka kritikuar senatorin republikan Lindsey Graham pasi ai bëri thirrje në Twitter për vrasjen e presidentit rus Vladimir Putin.

Amerikani tha se e vetmja mënyrë që të përfundonte pushtimi rus në Ukrainë është “që dikush në Rusi ta vrasë këtë djalë”.

Graham, i cili përfaqëson Karolinën e Jugut, shkroi në Twitter: “Do t’i bënit vendit tuaj  dhe botës një nder të madh”.

Të premten, sekretarja e shtypit e Shtëpisë së Bardhë, Jen Psaki, u tha gazetarëve: “Ky nuk është qëndrimi i qeverisë së Shteteve të Bashkuara dhe sigurisht nuk është një deklaratë që do ta dëgjonit nga goja e kujtdo që punon në këtë administratë”.

Komentet e Graham kanë shkaktuar zemërim në Rusi, me ambasadorin e vendit në SHBA duke i cilësuar ato si “rusofobi histerike”.

Top Channel