Aksident me vdekje në Lezhë, mjeti bujqësor del nga rruga dhe zë poshtë drejtuesin
Gjykata Kushtetuese ka kaluar për shqyrtimin ankimimin për pezullimin nga detyra të zv.kryeministres dhe ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë Belinda Balluku nga Gjykata e Posaçme.
Gazetarja e Top Channel Anila Hoxha bën me dije se me një vendim 5 me 3, Kushtetuesja ka pranuar që të shqyrtojë këtë ankimim i cili mban firmën e kryeministrit Edi Rama.
Mbledhja ishte parashikuar të mbahej më datë 4 dhjetor, por u shtyu për datën e sotme, me arsyetimin e kompleksitetit të çështjes, volumit të materialeve shoqëruese, agjendës së Gjykatës, si dhe bazuar në kërkesën e disa prej anëtarëve të saj.
Mbledhja e Gjyqtarëve vendosi:
Me shumicë votash, kalimin e çështjes për shqyrtim në seancë plenare publike për shkak të interesit të lartë publik që ka kjo çështje dhe thirrjen në cilësinë e subjekteve të interesuara të Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, Kuvendit të Shqipërisë dhe Presidentit të Republikës.
Me shumicë votash, pezullimin e zbatimit të vendimeve gjyqësore nr. 118, datë 19.11.2025 dhe nr. 120, datë 22.11.2025 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, për pjesën që kanë disponuar caktimin dhe vazhdimin e masës ndaluese “Pezullimi i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik” ndaj shtetases Belinda Balluku, sipas nenit 45 të ligjit organik të Gjykatës. Vendimi i pezullimit do të dërgohet për botim në Fletoren Zyrtare.
Top Channel