Pamjet e frikshme! Gazetarët qëllohen me breshëri plumbash pranë Kievit, plagoset njëri prej tyre

05/03/2022 09:33

Situata në Ukrainë sa vjen bëhet edhe më e frikshme, ndërsa njëri prej gazetarëve të “Sky News” u plagos nga sabotuesit rusë pranë Kievit.

Ata dëgjohen të thonë ”ndaloni jemi gazetarë”, ndërsa sabotuesit rusë qëllonin me breshëri plumbash mbi makinën e tyre.

Xhama gjithandej, plumba, në një fill të hollë mes jetës dhe vdekjes, ata e kryen më së mirë detyrën e tyre që është e shenjtë, të përcjellin një tablo sa më të qartë për qytetarët të situatës në Ukrainë.

Edhe pse e frikshme dhe dramatike, përmes kësaj videoje tregohet më së miri se sa e pasigurt është bërë jeta në Ukrainë.

Në makinën që u shpëtoi plumbave rus ishin gazetari Stuart Ramsay, shoferi, kameramani  dhe producentja e “Sky News”.

WATCH: Sky News reporters ambushed near Kyiv, injuring one of them pic.twitter.com/zDXGGEwJ40

— BNO News (@BNONews) March 4, 2022

Top Channel